LIVE UPDATES
Aktualitet

Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut në Kosovë

Mbrëmjen e 7 tetorit, rreth orës 19:30, ai ndodhej rreth 800 metra nën tokë, bashkë me 62 minatorë të tjerë, kur një avari ndërpreu furnizimin me energji elektrike.

12 Tetor 2026, 17:00 Nga E.d
Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem
Pamje

“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”

Kjo është frika që Ymer Meholli thotë se e ka përjetuar tri herë gjatë 15 vjetëve të punës në Minierën e Stantërgut, afër Mitrovicës, e cila është pjesë e ndërmarrjes minerare Trepça.

Mbrëmjen e 7 tetorit, rreth orës 19:30, ai ndodhej rreth 800 metra nën tokë, bashkë me 62 minatorë të tjerë, kur një avari ndërpreu furnizimin me energji elektrike.

Ashensori ndaloi së funksionuari dhe, sipas tij, bashkë me të edhe ventilimi. Ymer Meholli në hapësirat e kombinatit Trepça.

“Kur ndalet rryma, është një lloj stresi. A vjen, a s’vjen, a po mbetem... Të kap paniku”, rrëfen 45-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.

Pas gati dy orësh pritjeje, Meholli dhe 17 kolegë vendosën të dilnin përmes shkallëve emergjente.

Ngjitja nga horizonti i 11-të deri në sipërfaqe u mori edhe dy orë e gjysmë.

“Të gjithë jemi lodhur, kishim ftohje të duarve dhe këmbëve. Disa më as nuk kishin fuqi”, thotë ai.

Gjithsej 54 minatorë dolën në grupe përmes shkallëve. Nëntë të tjerë, që kishin vështirësi fizike dhe shëndetësore, pritën rikthimin e energjisë dhe dolën rreth orës 02:50 të mëngjesit të 8 tetorit. 

Të gjithë dolën pa lëndime, por incidenti nuk ishte i izoluar.

Katër incidente, një problem i pazgjidhur

Më 11 janar të këtij viti, pesë punëtorë mbetën të bllokuar për nëntë orë në Minierën e Stantërgut, për shkak të problemeve me energjinë.

Dy javë më vonë, më 26 janar, një tjetër ndërprerje la minatorë të bllokuar për gjashtë deri në shtatë orë.

Problemi u përsërit edhe më 14 maj. Nga 47 punëtorët që ndodheshin në minierë atëkohë, 29 dolën përmes rrugëve emergjente, ndërsa 18 të tjerë mbetën nën tokë për më shumë se dhjetë orë. 

Pas këtij incidenti, ministrja e atëhershme në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëroi hetim për të përcaktuar shkaqet e avarisë dhe nëse ajo mund të ishte parandaluar.

Edhe Policia e Kosovës konfirmoi nisjen e hetimeve dhe njoftimin e prokurorit.

Por, pesë muaj më vonë, pas një tjetër incidenti në Stantërg, mbetet e paqartë se çfarë kanë konstatuar hetimet dhe nëse janë ndërmarrë masa për të parandaluar raste të ngjashme.

Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarime nga Ministria e Ekonomisë, por nuk mori përgjigje. 

Avaritë e majit dhe tetorit ndodhën në sistemin elektrik 35 kilovoltë, ndonëse nuk u konfirmua se kishin të njëjtin shkak teknik.

Në të dyja rastet, minatorët u detyruan të përdornin shkallët emergjente ose të prisnin rikthimin e energjisë për të dalë nga nëntoka.

Për Sindikatën e Pavarur të Minatorëve të Trepçës, incidentet e përsëritura janë paralajmërim për gjendjen e sigurisë.

“Pajisjet janë të vjetruara, duhen investime në sistemin energjetik”, thotë kryetari i saj, Ibrahim Jonuzi, për Radion Evropa e Lirë.

Pa mjete pune në minierën e Trepçës

Ai paralajmëron se jo të gjithë minatorët mund ta përballojnë ngjitjen përmes shkallëve emergjente, veçanërisht ata me vështirësi shëndetësore ose fizike.

Sindikata kërkon hetim të plotë, përcaktim të përgjegjësive dhe investime urgjente, sipas tij.

“Nuk mund të presim tragjedinë për të reaguar”, paralajmëroi Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës në një reagim publik më 8 tetor.

Pa linjë rezervë që nga përfundimi i luftës

Shyqyri Sadiku, udhëheqës i njësisë biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stantërg, konfirmon se miniera furnizohet me energji elektrike vetëm përmes një linje.

“Faktikisht kanë qenë dy linja, por prej pas përfundimit të luftës është vetëm një”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë, duke iu referuar luftës së viteve 1998-1999.

Sipas tij, ndërmarrja i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë funksionalizimin e linjës së dytë, por nuk ka një afat për realizimin e saj.

“Ne jemi interesuar edhe për gjeneratorët në treg, por nuk ka të tillë që e përballojnë ngarkesën elektrike”, shton Sadiku. 

Ish-drejtori i Trepçës, Basri Ibrahimi, thotë se funksionalizimi i linjës së dytë ose instalimi i një gjeneratori me kapacitet të mjaftueshëm për ashensorin do të zvogëlonte rrezikun që minatorët të mbeteshin të bllokuar gjatë avarive.

“Furnizimi alternativ është i domosdoshëm për të shmangur bllokimin e minatorëve në rast të avarive”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kush duhet të garantojë sigurinë?

Kosova ka legjislacion të posaçëm për sigurinë në miniera.

Ligji nr. 05/L-062 për Sigurinë në Punë në Veprimtarinë Minerare, i vitit 2016, shoqërohet me rregullore që përcaktojnë masat e sigurisë, përdorimin e pajisjeve dhe organizimin e ekipeve të shpëtimit.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse sistemet e ventilimit, ndriçimit, komunikimit dhe evakuimit në Stantërg janë vlerësuar si të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e minatorëve gjatë ndërprerjeve të energjisë elektrike. 

Radio Evropa e Lirë kërkoi sqarime nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) - institucioni përgjegjës për rregullimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarive minerare - nëse kishte kryer një vlerësim të tillë, por nuk mori përgjigje.

Pa përgjigje mbetën edhe pyetjet drejtuar Ministrisë së Ekonomisë dhe menaxhmentit të Trepçës për investimet në infrastrukturën elektrike, masat e sigurisë dhe funksionalizimin e linjës rezervë.

Ministria nuk sqaroi as nëse e kishte pranuar kërkesën për linjën e dytë të furnizimit me energji elektrike dhe nëse ekziston një plan për financimin e saj.

Pasuria e ‘ndryshkur’ e Trepçës 

Trepça, një nga komplekset kryesore minerare të Kosovës, përballet prej dekadash me probleme financiare dhe teknike. Qeveria zotëron 80 për qind të aksioneve të ndërmarrjes, ndërsa 20 për qind u takojnë punonjësve.  Për Mehollin, ndërprerjet e energjisë nuk janë vetëm problem teknik. Ato shkaktojnë shqetësim edhe te familjarët, të cilët nuk mund t’i kontaktojnë drejtpërdrejt minatorët gjatë punës në nëntokë.

“Normalisht që kanë qenë të shqetësuar, si çdo familje që ka pasur anëtarë poshtë”, përfundon ai./REL

minatorë kosovë bllokime

Sondazh

Poll

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale