“Flamuri serb do valëvitet në Prizren”, Daçiç sërish deklarata provokuese: Kosovën e mbrojtëm me luftë

12 Tetor 2026 | 17:22

Ministri i Brendshëm i Serbisë dhe zëvendëskryeministri Ivica Daçiç ka përsëritur deklaratat e tij për Kosovën, duke pretenduar se flamuri serb do të valëvitet sërish në Prizren. Deklaratat u bënë gjatë një tubimi elektoral në Beograd, ku politikani serb iu përgjigj edhe kritikave të ish-ministrit të Jashtëm gjerman, Michael Roth.

Daçiç reagoi ndaj kritikave që, sipas tij, Roth kishte bërë për deklaratën se flamuri serb do të ngrihet sërish në Prizren.

“Si guxon Daçiç të thotë diçka të tillë? Epo, unë guxoj! Ne jemi ndryshe nga të tjerët. Guxojmë, sepse kështu mendojmë dhe sepse Kosovën e kemi mbrojtur me luftë”, deklaroi Daçiç gjatë tubimit.

Politikani serb, i cili tha se ka lindur në Prizren, iu referua edhe pranisë së komunitetit serb në këtë qytet, duke e krahasuar situatën aktuale me atë të tri dekadave më parë.

“E sidomos unë guxoj ta them këtë, sepse kam lindur në Prizren, ku sot jetojnë më shumë se 20 serbë. Tridhjetë vjet më parë, atje jetonin më shumë se 10.000 prej tyre”, u shpreh ai.

Daçiç pretendoi gjithashtu se Prizreni kishte qenë kryeqyteti i parë serb rreth tetë shekuj më parë, duke përsëritur qëndrimet e tij për lidhjet historike të Serbisë me Kosovën.

“Nuk ka pse të ndodhë nesër, por do të ndodhë ashtu siç kemi bërë edhe më parë. Ne pritëm katër shekuj e gjysmë dhe e shenjtëruam Kosovën me në Kumanovë”, deklaroi Daçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE-ja pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi

Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve. Por, një dekadë e gjysmë më vonë, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nuk...
16:15 | 12/10/2026

Shiroka-Pula: Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria në rrugëtimin euroatlantik

Presidentja Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj. Në njoftimin e Presidencës thuhet se Shiroka-Pula theksoi se Kosova dhe...
15:38 | 12/10/2026

Dodik: Kërkova largimin e Schmidtit nga Bosnja gjatë bisedimeve me administratën Trump për heqjen e sanksioneve

Milorad Dodik ka deklaruar se i kishte kërkuar administratës Trump të siguronte largimin e Christian Schmidtit nga posti i Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe...
12:52 | 12/10/2026