Kadastra i përgjigjet Vangjel Dules për Himarën: “Akuzat nuk mbrojnë pronat, vetëm faktet dhe ligji”

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli,është shprehur publikisht pas deklaratave të deputetit Vangjel Dule në Kuvend, të cilat lidheshin me trajtimin e banesave pa dokumentacion pronësie në Himarë. Sipas saj, pretendimet e deputetit nuk përputhen me realitetin, ndërsa puna në terren ka si qëllim zgjidhjen e problemeve pronësore të qytetarëve, gjithmonë në kuadër të ligjit.

Deputeti Dule kishte deklaruar në seancën parlamentare të8 tetorit2026 – ditën e votimit të Reformës Territoriale – se në lagjen “Kala” të Bashkisë së Himarës, shërbimet shtetërore dhe bashkiake refuzojnë të regjistrojnë ndërtesat e ngritura para viteve ’90, me argumentin se janë objekte ristrukturimi të UNESCO-s.

Të lidhura

None found

“Do doja t’a mbyllja me një çështje tjetër që ka lindur ditët e fundit, qëështë në frymën e grabitjes, që e keni shndërruar në politikë në çdo aspekt të jetës. Në Bashkinë e Himarës, në lagjen Kala, shërbimet shtetërore dhe ato bashkiake që merren me regjistrimin e ndërtesave të ndërtuara para viteve ’90, nuk regjistrojnë ato ndërtesa të cilat janë në lagjen Kala dhe janë pa çati. Me pretendimin se ato janë objekte ristrukurimi nga UNESCO. Por çfarë lidhje ka pronësia me faktin nëse UNESCO do të financojë apo një institucion tjetër rikonstruksionin e tyre konform rregullave që kërkon një objekt i shpallur monument. Pronësiaështë pronësi, por me këto taktika fshihet qëllimi i rrëmbimit të pronës të zonës më të lakmueshme të qytetit të Himarës. E aq më tepër edhe politika tjetër, aty ku konstatohet se mungojnë pronarët realë aktualisht, vënë autoritetet e tua partiake, patronazhistë, të cilët cilësohen si procedues të pronës dhe u regjistrohet prona në emrin e tyre. Këto janë qëllime që herë i bëni në Bashkinë Himarës e herë në Bashki të tjera, por që doni t’i shndërroni në politikë të përgjithshme në të gjithë republikën. Prandaj do na keni kundër”, kishte thënë Dule.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Goxhobelli sqaron se akuzat për bllokim të qëllimshëm të regjistrimit të banesave në lagjen “Kala” dhe për një skemë të supozuar grabitjeje të pronave nuk pasqyrojnë aspak realitetin e punës në terren.

“Kadastra nuk ka qëllim t’i marrë pronën askujt. Ka vetëm një detyrë: të ndihmojë qytetarët të zgjidhin problemet e tyre të pronësisë, në përputhje me ligjin”, u shpreh ajo, duke e ftesuar deputetin Dule të paraqesë fakte dhe t’i ballafaqojë pretendimet e veta drejtpërdrejt me institucionin.

Drejtoresha e ASHK-së shpjegon se falë qasjes së re “Kadastra derë më derë”, ekipet e specialistëve i afrohen banorëve për të adresuar problemet e dokumentacionit pronësor, qoftë për banesat e ndërtuara pa leje pas vitit1991, qoftë për ndërtesat më të vjetra, edhe ato të prekura nga kalimi i kohës.

Ajo thekson se gjithë procesi mbështetet në deklarimet e vetë qytetarëve, në verifikimet në terren dhe në procedurat e parashikuara me ligj. Një deklarim i rremë mbart përgjegjësi ligjore, ndërsa rastet trajtohen pa privilegje, përjashtime apo dallime politike.

Një aspekt tjetër të theksuar nga Goxhobelliështë transparenca: pas mbylljes së punës në secilin fshat, të dhënat ngarkohen në platformën online të Kadastrës, ku secili qytetar mund të verifikojë statusin e dosjes së vet – nëse gjendet në afishim publik, nëse i mungon dokumentacioni i domosdoshëm apo nëse ekipi nuk ka arritur të hyjë në banesë.

Banorët kanë mundësi të marrin pjesë në proces për gjithë kohën që ekipet e Kadastrës operojnë në bashki, duke u komunikuar me specialistët e ASHK-së ose duke thirrur falas në numrin e gjelbër08008811.

Në fund të reagimit të saj, Goxhobelli nënvizon se mbrojtja e të drejtave pronësore bëhet me fakte, transparencë dhe zbatim të ligjit, dhe se përhapja e akuzave të paverifikuara mund ta dëmtojë besimin publik dhe t’i mohojë qytetarëve të drejtën për informacion të saktë.

“Të drejtat e pronësisë nuk mbrohen me akuza dhe insinuata, por me fakte, transparencë dhe zbatim të ligjit. Përhapja e të pavërtetaveështë dëmtim i besimit publik dhe i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar drejt, aq më tepër kur kjo vjen nga njerëz të politikës, të ligjit apo të institucioneve shtetërore. Në këtë rast përgjegjësiaështë edhe më e madhe sepse fjala e tyre mbart peshë dhe pasoja. Disinformimi nga ata që gëzojnë besimin publik dhe kanë një lloj autoriteti nuk cenon vetëm faktet, por edhe vetë besimin te institucionet”, përfundon drejtoresha e Kadastrës.


Shtuar më 12.10.2026 17:28