Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë

12 Tetor 2026 | 17:26

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se armëpushimi për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, i shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë fundjavës, nuk po respektohet nga Rusia, e cila vijon të godasë objektet ukrainase.

Duke folur për televizionin Fox, Zelensky i cilësoi sulmet ruse si “përgjigjen e Putinit ndaj Presidentit Trump”.

“Mesazhi i Rusisë ishte absolutisht i qartë: ata nuk dinë asgjë për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky theksoi se Ukraina nuk kishte sulmuar objektet energjetike në territorin rus gjatë natës së kaluar, në respekt të njoftimit të Trump për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike mes dy vendeve.

“Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia sulmoi stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera”, deklaroi ai.

Sipas Zelenskyt, Rusia po gjen vazhdimisht arsye për të mos ndalur luftën, ndaj ai kërkoi rritjen e presionit ndaj Moskës.

“Është për të ardhur keq, sepse ata gjithmonë gjejnë arsye për të mos e ndaluar këtë luftë. Kjo është arsyeja pse mendoj se nevojitet më shumë presion mbi Rusinë”, u shpreh presidenti ukrainas.

I pyetur nëse Ukraina do të përmbahet nga sulmet ndaj objekteve energjetike ruse, Zelensky u përgjigj se Kievi nuk do t’i godasë ato nëse Rusia ndalon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

“Nëse Rusia nuk sulmon objektet tona të energjisë, as Ukraina nuk do të sulmojë”, tha ai.

Zelensky shtoi gjithashtu se Ukraina nuk i njofton paraprakisht lëvizjet e saj të ardhshme operacionale.

Zelensky: Vetëm populli ukrainas mund të vendosë për presidentin

Gjatë intervistës, presidenti ukrainas u pyet edhe për deklaratat e Trumpit lidhur me mundësinë e ndryshimit të presidentit të Ukrainës.

Në përgjigjen e tij, Zelensky theksoi se vendimi për këtë çështje i takon vetëm qytetarëve ukrainas.

“Nëse presidenti amerikan dëshiron ta ndryshojë presidentin, ai duhet ta dijë se vetëm populli ynë mund ta bëjë këtë”, deklaroi Zelensky.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore, kërcënimet që mund t’i japin fund njerëzimit deri në vitin 2100

Përdorimi keqdashës i inteligjencës artificiale dhe një konflikt bërthamor përbëjnë ndër kërcënimet më të rënda për të ardhmen e njerëzimit deri në vitin 2100, sipas...
16:52 | 12/10/2026

Koreja e Jugut hap bazën e parë ushtarake për robotët me inteligjencë artificiale

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut hapi të hënën bazën e parë ushtarake të transformimit të inteligjencës artificiale, me synimin për të zhvilluar robotë...
16:20 | 12/10/2026

Autoritetet amerikane bastisin banesën e kongresmenes demokrate, kritike e madhe e Trump

Autoritetet amerikane kanë kryer një bastisje në banesën e kongresmenes demokrate Ilhan Omar, në zonën e Uashingtonit, në orët e para të mëngjesit të së...
16:06 | 12/10/2026