Protesta qytetare/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën
11 Teto...
Aktualitet
Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009, do t’i përzëmë me gurë
Në qendër të konfliktit janë rreth 700 hektarë tokë në zonën bregdetare, të cilat banorët pretendojnë se i kanë përfituar në bazë të ligjit 7501.
12 Tetor 2026, 17:10Nga E.d
Pamje
VLORË- Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke kundërshtuar ndërtimet që pretendojnë se po kryhen në pronat e tyre. Protestuesit kanë bllokuar për disa momente rrugën e plazhit, ndërsa kanë paralajmëruar përshkallëzim të situatës nëse në zonë mbërrijnë fadroma dhe mjete të tjera për nisjen e punimeve.
Në qendër të konfliktit janë rreth 700 hektarë tokë në zonën bregdetare, të cilat banorët pretendojnë se i kanë përfituar në bazë të ligjit 7501. Ata shprehen se persona të interesuar për të ndërtuar kanë mbërritur në zonë me pretendime mbi këto prona, duke ngritur shqetësime për të drejtat e tyre të pronësisë. Gjatë protestës banorët kanë rikujtuar edhe përplasjet e vitit 2009. Kjo duke paralajmëruar se do të kundërshtojnë çdo ndërhyrje që cenon pronat e tyre.
“Do të rikthehen protestat e vitit 2009, kur e kemi përzënë policinë me gurë”, deklaruan protestuesit, duke paralajmëruar reagim të fortë nëse nisin punimet. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për zgjidhjen e konfliktit dhe sqarimin ligjor të pronësisë mbi sipërfaqet e pretenduara./Dosja.al