12 Tetor 2026, 17:15
Nga G.M
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, pavarësisht armëpushimit të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë fundjavës. Sipas tij, Kievi nuk ka sulmuar objektet energjetike ruse, ndërsa Moska ka vijuar goditjet ndaj infrastrukturës ukrainase.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, në një intervistë televizive, Zelensky deklaroi se sulmet ruse përbëjnë një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj përpjekjeve të Trump për të ndalur goditjet ndaj objekteve energjetike të të dy vendeve. Ai theksoi se Ukraina nuk ka shënjestruar objektet energjetike në territorin rus gjatë natës së fundit, duke respektuar thirrjen për ndërprerjen e sulmeve.
Ndërkohë, sipas tij, Rusia ka goditur stacione karburanti, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera në Ukrainë. Zelensky e cilësoi qëndrimin e Moskës si një tregues se Rusia nuk është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj sektorit energjetik. Ai kërkoi gjithashtu shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj Kremlinit, duke argumentuar se Moska vijon të gjejë arsye për të mos i dhënë fund luftës.
I pyetur nëse Ukraina do të përmbahet nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, presidenti ukrainas u përgjigj se Kievi nuk do të godasë objektet energjetike të Rusisë nëse Moska ndalon sulmet ndaj objekteve ukrainase. Gjatë intervistës, Zelensky komentoi edhe deklaratat e Trump për ndryshimin e presidentit të Ukrainës. Ai theksoi se vendimi për drejtimin politik të vendit i takon vetëm popullit ukrainas. Deklaratat e presidentit ukrainas vijnë në një moment kur përpjekjet për të kufizuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mbeten një çështje e rëndësishme në kuadër të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Mbrëmë nuk sulmuam asnjë objekt energjetik në territorin e Rusisë, sepse Presidenti Trump tha se do të kishte një ndërprerje të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike midis Ukrainës dhe Rusisë. Ne nuk sulmuam, ndërsa Rusia sulmoi stacionet tona të benzinës, infrastrukturën energjetike dhe objekte të tjera. Mendoj se kjo ishte përgjigjja e Putinit ndaj Presidentit Trump. Dhe mesazhi i Rusisë ishte absolutisht i qartë ata nuk dinë asgjë për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike. Është për të ardhur keq, sepse ata gjithmonë gjejnë arsye për të mos e ndaluar këtë luftë. Kjo është arsyeja pse mendoj se nevojitet më shumë presion mbi Rusinë.", u shpreh Zelensky./Dosja.al
donald trump rusi volodymyr zelensky ukraine
Bota
12 Tetor 2026, 17:04
G.M
Nidal Hasan
EVROPË- Bashkimi Evropian ka paralajmëruar platformat dixhitale se mund të përballet me masa nëse ato transmetojn&eum...
Bota
12 Tetor 2026, 16:50
G.M
Friedrich Merz
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se Gjermania dhe Evropa do të vazhdojnë të mbështesin Ukrain&eum...
Bota
12 Tetor 2026, 16:36
G.M
pamje
IZRAEL- Një nxënës i shkollës së mesme ka humbur jetën dhe të paktën 19 persona të tjerë janë ...
Bota
12 Tetor 2026, 16:21
G.M
Giorgia Meloni
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar një zgjidhje të shpejtë në nivel të Bashkimit Evropi...
Bota
12 Tetor 2026, 16:21
E.d
Foto ilustruse
Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve.
Por, një dekadë e gjysm...
Bota
12 Tetor 2026, 15:30
G.M
Ilhan Omar
SHBA- Autoritetet amerikane kanë bastisur banesën e kongresmenes demokrate Ilhan Omar në Uashington, D.C., në kuadër t&...
Bota
12 Tetor 2026, 15:37
E.d
Foto ilustruse
LIBI- Autoritetet në lindje të Libisë kanë sekuestruar rreth 400 kilogramë hashash, me vlerë rreth 934 mij&eum...
Bota
12 Tetor 2026, 15:08
E.d
Foto ilustruse
PAKISTAN- Një avion trajnimi i ushtrisë pakistaneze u rrëzua të hënën pranë qytetit Naëan Killi...
Bota
12 Tetor 2026, 15:02
E.d
Foto ilustruse
Për shumë bjellorusë që jetojnë në territoret e kontaminuara nga Çernobili, pasojat e aksidentit bë...
Bota
12 Tetor 2026, 14:04
E. D
Dmitry Peskov
RUSI- Kremlini deklaroi të martën se nuk e pranon propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armë...