AKTUALITET /

I dënuar me 2 vjet burg, nga arratia ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e çështjes në GJKKO

Llalla është dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj, por vendimi nuk u ekzekutua, pasi ish-kryeprokurori u largua jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

I dënuar me 2 vjet burg, nga arratia ish-kryeprokurori Adriatik Llalla

Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar përmes një kërkese në GJKKO, pushimin e çështjes së tij duke pretenduar parashkrimin e dënimit.

Llalla është dënuar me dy vite burg për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saj, por vendimi nuk u ekzekutua, pasi ish-kryeprokurori u largua jashtë vendit.

Përmes kërkesës së depozituar në GJKKO, ai kërkon që çështja ndaj tij të pushohet, duke pretenduar parashkrimin e dënimit./Versus.al

Poll