Për pak bëhet një ditë nga momenti tragjik që shkundi pasditen e djeshme Gjilanin, pasi babai Rezmi Arifi qëlloi për vdekjen djalin e tij Bajram Arifin. Teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë në vijim, autori i ngjarja, njëherazi dhe babai i viktimës raportohet se është akoma në arrati. Ndërsa bëhet me dije se 53-vjeçari, Remzi Arifi akuzohet nga Prokuroria e Gjilanit për veprën penale të vrasjes së rëndë.
Sipas mediave vendase, ka qenë nëna ajo që sapo dëgjoi krismat në shtëpi, iku nxitimthi në njërën prej dhomave të shtëpisë, ku gjeti të pajetë djalin e saj. Ndërsa babai në ato momente ishte “zhdukur”.
“Nëna e viktimës i ka dëgjuar dy krisma, e ka pa dorasin duke ikur me veturë të tipit Suzuk, kur ka hy brenda e ka gjet djalin të vrarë dhe të mbuluar me batanije”, është shprehur një i afërt për Klan Kosovën.
“Rreth orës 19:20 nga Policia e Kosovës-NJHP në Gjilan është njoftuar Prokurori i Shtetit, se në fshatin Pogragjë, Komuna e Gjilanit, ka ndodhur një rast i rëndë, nën dyshimin se i dyshuari R.A (53 vjeç) nga fshati Pogragjë, Komuna e Gjilanit, për motive akoma të pa njohura, me armë ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin B.A (29 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Po ashtu mësohet se efektivët e Kosovës kanë gjetur dhe sekuestruar nga banesa e familjes Arifi; një pushkë gjuetie, një pushkë zjarri M48, një pistoletë pa karikator, 68 fishekë dhe katër gëzhoja. Leja e armëve të zjarrit raportohet se ishte skaduar.
Autoritetet vendae po punojë intensivisht për zbardhjen e potë të rastit si dhe arrestimin e autorit, ndërsa deri në këto momente dyshja nuk raportohet të ketë një të shkuar të errët kriminale. Po ashtu është mësuar se familja Arifi nuk rezulton të ketë denoncuar ndonjëherë dhunë në familje, duke ngritur më tej dyshimet se pse babai i mori jetën djalit të tij.

