E hënë, 12 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Aksident i rëndë në Turqi, autobusi përmbyset në mes të rrugës, 17 të plagosur

Një person raportohet në gjendje të rëndë pas aksidentit në Aksu të Antalias. Djali i shoferit pretendon se në rrugë ishte derdhur naftë, ndërsa guvernatori i tregoi drejtuesit pamjet e aksidentit dhe i tha: “Duket sikur po vraponit”.

Të paktën 17 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti me autobus të ndodhur të hënën, më 12 tetor, në zonën e Aksu-së, në Antalia të Turqisë. Autobusi humbi kontrollin, rrëshqiti dhe u përmbys në mes të rrugës.

Reklamë

Sipas medias turke Sabah, njëri prej të plagosurve ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, forcat e policisë dhe ambulancat, të cilat ndërhynë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Reklamë

Djali i shoferit: Nafta ishte derdhur në rrugë

Djali i drejtuesit të autobusit, Esref Taşçi, pretendoi se në rrugë ishte derdhur naftë dhe se babai i tij ishte përpjekur të mbante kontrollin e mjetit.

“Nafta ishte derdhur në rrugë. Babai im u përpoq të mbante kontrollin e automjetit, por nuk mundi ta parandalonte përmbysjen e tij”, deklaroi ai.

Ndërkohë, guvernatori i Antalias, Sahin, i tregoi shoferit, Huseyin Taşçi, pamjet e aksidentit në telefonin e tij celular dhe i tha: “Duket sikur po vraponit”.

Rrethanat e aksidentit dhe shkaku i humbjes së kontrollit nga autobusi mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.