Trafik droge drejt Greqisë, dënohet me 7,4 vite burg ish-zv/drejtori i Kufirit në Korçë
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cilit Prokuroria e Korçës, në fillim të vitit 2025, ngriti akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në dy episode në formën e bashkëpunimit me 4 persona të tjerë.
Fillimisht, dënimi i dhënë nga gjyqtarët Valjona Haxhiraj, Eda Dika dhe Gentiana Shukullari për këtë zyrtar policie ishte me 11 vite burgim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e këtij dënimi në masën 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 7 vite e 4 muaj burgim.
Vetë Pasho, gjatë procesit gjyqësor, nuk e ka pranuar akuzën e trafikut të drogës, duke pretenduar se ai vetëm kishte “shpërdoruar detyrën”. Por ky version nuk u konsiderua i besueshëm nga Gjykata e Korçës.
Ndërkohë, bashkëpunëtori i Pashos në Shqipëri, Elton Grabocka, fillimisht u dënua me 13 vite burgim për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, Grabocka, në përfundim, u dënua me 8 vite e 8 muaj burgim.
Kurse dy bashkëpunëtorët e tjerë, Lorenco Lika dhe Ervin Ibi, janë arrestuar në Greqi, duke u hetuar dhe dënuar nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë Perëndimore në Greqi.
Mësohet se gjatë periudhës kur ka ndodhur trafikimi i lëndëve narkotike, më 27 nëntor 2023 dhe 6 maj 2024, Stiljan Pasho mbante postin e zv/drejtorit të Kufirit në qarkun e Korçës.
Duke shfrytëzuar detyrën e tij, ai shkonte fizikisht vetë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe, me urdhrat e jashtëligjshëm që u jepte eprorëve të tij në këtë pikë kontrolli doganor, kishte kthyer këtë portë kufitare me Greqinë në një autostradë për trafikantët e drogës.
Mësohet se, në episodin e parë, Stiljan Pasho bashkëpunoi me Lorenco Likën dhe Ervin Ibin, ku, pas kalimit nga dogana e Kapshticës të një mjeti tip “Passat”, në të cilin ishin futur 26 kg hashash, Lika dhe Ibi u arrestuan më pas në pikën kufitare të “Kristalopigy” në Greqi.
Ndërkohë, në episodin e dytë është arrestuar Elton Grabocka së bashku me zv/shefin e Kufirit në Korçë, Stiljan Pasho, duke u akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.
Në të dyja rastet e trafikimit të drogës, zyrtari i policisë, Stiljan Pasho, ka qenë vetë i pranishëm në ambientet e pikës kufitare të Kapshticës.
I dënuar me 2 vjet burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e çështjes në GJKKO
Forumi Strategjik i Ballkanit/ Shqipëria dhe Greqia, partneritet për më shumë investime, siguri dhe integrim europian
Berisha: Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik
- 17:26 Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë
- 17:22 “Flamuri serb do valëvitet në Prizren”, Daçiç sërish deklarata provokuese: Kosovën e mbrojtëm me luftë
- 17:10 BE, masa kundër platformave që synojnë të transmetojnë ekzekutimin e të dënuarit në SHBA
- 16:59 Humbja në derbi dhe rezultatet zhgënjyese, Partizani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bratu
- 16:52 Studimi: Inteligjenca artificiale dhe lufta bërthamore, kërcënimet që mund t’i japin fund njerëzimit deri në vitin 2100
- 16:47 I dënuar me 2 vjet burg për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon pushimin e çështjes në GJKKO