Bayern i dërgon mesazh Real Madridit për Olise: Nuk jemi të detyruar të shesim lojtarët tanë

Bayern i dërgon mesazh Real Madridit për Olise: Nuk jemi të detyruar të shesim lojtarët tanë

16:50, 12/10/2026

Bayern Munich nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga Michael Olise, pavarësisht interesimit të Real Madridit për shërbimet e sulmuesit francez. Presidenti i klubit bavarez, Herbert Hainer, ka bërë të qartë se gjigantët gjermanë nuk janë të detyruar të shesin yjet e tyre dhe se synimi është ta bindin 25-vjeçarin të zgjasë kontratën.

Olise ishte një nga objektivat kryesorë të Florentino Perezit gjatë merkatos së verës, pasi presidenti i Real Madridit e shihte si një përforcim të rëndësishëm për skuadrën madrilene. Megjithatë, Bayern refuzoi të dëgjonte ofertat për një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit dhe tani po punon për të siguruar të ardhmen e tij në Mynih.

“Për zërat që qarkulluan gjatë verës për interesimin e Real Madridit, mund të them se jam i bindur që Bayerni është një klub që nuk detyrohet të shesë lojtarët e tij”, deklaroi Hainer për gazetën gjermane “Bild”.

Drejtuesi bavarez shtoi se klubi i merr vendimet nga një pozicion force, duke nënvizuar se kontrata aktuale e Olise përfundon në vitin 2029.

“Ne i marrim vendimet tona nga një pozicion force. Olise ka kontratë deri në vitin 2029 dhe shpresoj që ai ta zgjasë atë”, u shpreh presidenti i Bayernit.

Një kusht për rinovimin

Sipas raportimeve të “Bild”, sulmuesi francez ka një kërkesë të rëndësishme përpara se të firmosë kontratën e re: dëshiron që në të të përfshihet një klauzolë largimi, e cila do t’i linte të hapur mundësinë për t’u larguar në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Bayern synon ta bëjë Olise një nga futbollistët më të paguar të skuadrës, në të njëjtin nivel me Harry Kane dhe Jamal Musiala-n, të cilët përfitojnë rreth 25 milionë euro në vit.

Olise iu bashkua klubit gjerman në vitin 2024, kur Bayern pagoi 53 milionë euro për ta transferuar nga Crystal Palace. Paraqitjet e tij kanë forcuar bindjen e drejtuesve se ai duhet të jetë një nga shtyllat e projektit afatgjatë të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco