Partizani ka nisur një kapitull të ri pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu. Pas rezultateve zhgënjyese në këtë fillim sezoni, drejtuesit e klubit të kuq kanë vendosur të ndajnë rrugët me teknikun rumun dhe stafin e tij, ndërsa emri që do të marrë drejtimin e skuadrës në seancën e ardhshme stërvitore është Alfred Deliallisi.
Ky i fundit është aktualisht trajner i Partizanit B dhe do të drejtojë përkohësisht ekipin e parë, duke marrë përsipër përgatitjen e futbollistëve pas largimit të Bratusë.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqytetas përmes një njoftimi zyrtar, ku theksohet se vendimi për ndërprerjen e bashkëpunimit erdhi si pasojë e rezultateve të dobëta në javët e para të sezonit, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm në objektivat sportivë të Partizanit.
“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Florin Bratu dhe pjesëtarët e stafit të tij teknik. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve zhgënjyese të regjistruara në këtë fillim sezoni, të cilat kanë cenuar ndjeshëm objektivat sportivë të klubit. Seanca e radhës stërvitore do të drejtohet nga Alfred Deliallisi, trajneri aktual i Partizanit B”, thuhet në njoftimin e klubit.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse Deliallisi do të qëndrojë në krye të ekipit të parë për një periudhë më të gjatë apo drejtuesit e Partizanit do të zgjedhin shejt një trajner të ri për të vijuar sezonin.
© SYRI.net
Bayern i dërgon mesazh Real Madridit për Olise: Nuk jemi të detyruar të shesim lojtarët tanë
Ish-presidenti i Barcelonës shpërthen ndaj Messit: Kush mendon se është? Të bëjë kujdes, Barcelona është mbi të!
Hetim tronditës për ish-pronarin e Chelsea-t, Roman Abramovich: dyshohet se u fshehën mbi 10 miliardë dollarëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: