LIVE UPDATES
Politike

Reforma e Re Territoriale/ Grupi parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë

Komisioni i propozuar do të përbëhet nga 16 anëtarë dhe do të ketë një mandat nëntëmujor, me mundësi zgjatjeje me vendim të Kuvendit.

12 Tetor 2026, 17:36 Nga E.d
Reforma e Re Territoriale/ Grupi parlamentar i PS-së kërkesë
Foto ilustruse

TIRANË-  Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale. Faza e dytë do të përqendrohet në tri fusha kryesore: funksionet dhe shërbimet vendore, financat e vetëqeverisjes vendore dhe krijimin e një niveli rajonal funksional.

Për këto çështje parashikohet shqyrtimi dhe ndryshimi i kuadrit ligjor ekzistues, përfshirë ligjet për vetëqeverisjen vendore, financat vendore dhe zhvillimin rajonal. Sipas kërkesës, ndryshimet ligjore duhet të përgatiten në kohë për të mundësuar funksionimin e bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Komisioni i propozuar do të përbëhet nga 16 anëtarë dhe do të ketë një mandat nëntëmujor, me mundësi zgjatjeje me vendim të Kuvendit. Në fokus të punës së tij do të jetë ndryshimi i kuadrit ligjor për vetëqeverisjen vendore, forcimi i decentralizimit fiskal dhe hartimi i një formule të re për transfertën e pakushtëzuar, bazuar në të dhënat e Censit 2023. Gjithashtu parashikohet shqyrtimi i ligjeve për financat vendore dhe zhvillimin rajonal si dhe përcaktimi i standardeve minimale për shërbimet publike dhe burimeve të financimit për çdo funksion të bashkive.

Në kërkesë theksohet se reforma duhet të mbështetet te të dhënat, konsultimi i gjerë dhe përpjekjet për konsensus mes forcave parlamentare. Komisioni do të bashkëpunojë me qeverinë, bashkitë, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Sipas nismës, qëllimi është krijimi i njësive vendore më funksionale dhe financiarisht të qëndrueshme, të afta të ushtrojnë më shumë kompetenca dhe të ofrojnë shërbime më cilësore për qytetarët.

Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucionet e pavarura kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Komisionin e Posaçëm, si dhe të vënë në dispozicion të tij, pa vonesa, çdo dokumentacion apo informacion që kërkohet nga Komisioni për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij.

Kërkesa

Me vendimin nr. 75/2025, Kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me mandat nëntëmujor. Komisioni e përfundoi punën e tij me Raportin Përfundimtar, të paraqitur në Kuvend më 15.07.2026, i cili vendosi metodologjinë e vlerësimit me pesë kritere dhe hartoi gjetjet dhe skenarët e riorganizimit territorial. Mbi bazën e Raportit dhe të një procesi të gjerë konsultimi me bashkitë, këshillat bashkiakë dhe qytetarët, Kuvendi miratoi në tetor 2026 ligjin nr. 100/2026 për ndarjen e re administrativo-territoriale, i cili organizon vendin në 46 bashki, me qytetet përbërëse dhe njësitë administrative.

Harta e re është shtylla e parë e reformës. Tri shtyllat e tjera, funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe niveli rajonal, kërkojnë ligje më vete, që duhet të hartohen brenda vitit të ardhshëm nga Kuvendi, Qeveria dhe bashkitë. Plotësimi i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” me statusin e qytetit, nënkryetarin e qytetit, përfaqësimin dhe organizimin e brendshëm bashki–qytet–njësi administrative; standardet minimale të shërbimeve dhe burimi i financimit për çdo funksion; formula e re e transfertës së pakushtëzuar mbi të dhënat e Censit 2023 dhe ndryshimet në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”; dhe një nivel rajonal funksional, mbi strukturën ekzistuese të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Logjika e reformës është e qartë: nuk mund t’u shtohen kompetenca bashkive që sot nuk i kryejnë dot as ato që kanë; bashki më të forta sot do të thotë më shumë kompetenca dhe më shumë financim nesër.

Këto ligje duhet të jenë gati në kohë për fillimin e funksionimit të bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Faza e dytë duhet të ndjekë metodën që e provoi veten në fazën e parë: punë e bazuar në të dhëna, konsultim i gjerë dhe synim konsensusi mes forcave parlamentare, nën drejtimin e Kuvendit dhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë. Për këto arsye, në bazë të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, ne, deputetët e Kuvendit,
kërkojmë:

1. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, me objekt reformën administrative të qeverisjes vendore: funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe nivelin rajonal.

2. Komisioni i Posaçëm të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vetëqeverisjes vendore, në vijim të ndarjes së re administrativo-territoriale;
b) analizën e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve publike vendore dhe propozimet për thellimin e decentralizimit;
c) analizën e sistemit të financave vendore dhe propozimet për forcimin e decentralizimit fiskal dhe të qëndrueshmërisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore;
ç) analizën dhe propozimet për nivelin rajonal dhe zhvillimin rajonal, në funksion të politikës së kohezionit dhe të fondeve të Bashkimit Europian;
d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore;
dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
e) paraqitjen përpara Kuvendit të projektligjeve dhe të relacioneve shoqëruese, brenda afatit të veprimtarisë së Komisionit.

3. Në realizimin e objektit të tij, Komisioni i Posaçëm të shqyrtojë dhe të propozojë ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, në ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, si dhe në çdo akt tjetër ligjor që lidhet me objektin e veprimtarisë së tij.

4. Komisioni i Posaçëm të ndjekë zbatimin e ligjit nr. 100/2026 dhe të masave kalimtare për ngritjen e bashkive të reja deri në zgjedhjet vendore të vitit 2027, në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, dhe të bashkërendojë punën me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore për çështjet e përfaqësimit.

5. Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 16 anëtarë, sipas përfaqësimit të grupeve parlamentare, me kryetar përfaqësues të shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetar përfaqësues të pakicës parlamentare, dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda një afati 9-mujor nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij.
6. Pranë Komisionit të Posaçëm të ngrihet grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, numri, përbërja, organizimi dhe detyrat e të cilit të përcaktohen me vendim të Komisionit, si dhe të funksionojë Sekretariati Teknik, i përbërë nga administrata e Kuvendit dhe ekspertë të kontraktuar.

7. Komisioni i Posaçëm të zhvillojë konsultime me ministrat përgjegjës për fushat e fazës së dytë, me institucionet dhe agjencitë në varësi të Këshillit të Ministrave, me institucionet në varësi të Kuvendit dhe me institucionet e pavarura, si dhe me kryetarët e bashkive, shoqatat e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore me vetëqeverisjen vendore; të organizojë seanca dëgjimore, tryeza pune dhe diskutime publike; dhe të ftojë Delegacionin e Bashkimit Europian, Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, Prezencën e OSBE-së dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për asistencë dhe ekspertizë teknike.

Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucionet e pavarura kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Komisionin e Posaçëm, si dhe të vënë në dispozicion të tij, pa vonesa, çdo dokumentacion apo informacion që kërkohet nga Komisioni për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij. Kuvendi duhet të marrë masa për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen financiare, logjistike e me burime njerëzore të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, të grupit të ekspertëve dhe të Sekretariatit Teknik./Dosja.al

ps reforma kerkese

Sondazh

Poll

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Banorët e Orikumit dhe Dukatit në protestë kundër ndërtimeve: Do të rikthehen protestat e vitit 2009

Grabitja në Elbasan, qytetari: Erdhën me uniformë dhe maska, u prezantuan si punonjës policie

Pas më shumë se 3 orësh, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK

Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e Narko-Shërbimit Informativ

Berisha: Rama dëshmoi se është narko-diktator, do mblidhemi për të mbajtur qëndrimet përkatëse

Berisha publikon studimin e EUROSTA: Leku shqiptar shënon rekord botëror për vlerësimin në raport...

E shoqëruar nga avokatja e saj, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Çfarë po ndodh? Bllokohet hyrja e tunelit Tiranë-Elbasan, policia në vendngjarje

Humb jetën shënjestra Beqir Devolli, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi

Rama zbulon çfarë ëndërron të bëjë pas largimit nga detyra: Të shkëputem nga rrjetet sociale

Aksidenti i rëndë në Selanik! Shqiptari i dehur humbet kontrollin e makinës dhe përfundon...

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Zbulohet në Tiranë magazina ku modifikoheshin makinetat kontrabandë të lojërave të fatit

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre