Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

VIDEO/ Momenti i votimit të Reformës Territoriale, ministrja e Arsimit hutohet nga shishet dhe vezët e demokratëve; kolegët i bërtasin me të madhe: Shtype, shtype, me buton!

Shkruar nga Newsbomb
VIDEO/ Momenti i votimit të Reformës Territoriale, ministrja e Arsimit
Mirela Kumbaro, ministre e Arsimit

Votimi i Reformës Territoriale me 85 vota pro vijon të jetë në qendër të diskutimeve politike, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video nga momenti i votimit në Kuvend, ku protagonistja është ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro.

Në pamjet që po bëhen virale, Kumbaro duket e hutuar në një moment kur deputetët e opozitës hedhin shishe dhe vezë në sallën e Kuvendit, duke protestuar gjatë procesit të votimit. Mes zhurmës dhe tensionit të krijuar në sallë, ministrja duket se e humbet për një çast vëmendjen teksa duhet të votojë për projektligjin.

Janë kolegët e saj socialistë ata që ndërhyjnë menjëherë, duke i bërtitur për t'i tërhequr vëmendjen: “Shtype, shtype, votoje, me buton!”. Thirrjet e tyre i drejtohen Kumbaros për të kryer votimin elektronik, ndërsa në fund ministrja ngre duart lart, në një gjest që shoqëron momentin e votimit.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen në rrjet, duke rikthyer në diskutim atmosferën e tensionuar që shoqëroi miratimin e Reformës Territoriale në Kuvend. Projektligji u miratua me 85 vota pro, duke marrë edhe votat e deputetëve socialistë Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, të cilët më herët ishin deklaruar publikisht kundër reformës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese