Një banesë në lagjen “5 Maji” në Elbasan është bërë objekt i një grabitjeje me armë zjarri rreth orës 04:05 të mëngjesit. Sipas njoftimit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e shtetasit L. Z. dhe, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë katër telefona celularë dhe një shumë parash. Gjatë veprimeve hetimore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes, si dhe veshje të ngjashme me uniformat e Policisë.