Shkak bojkoti i avokatëve/ Shtyhet seanca në GJKKO për 2 vartësit e Ballukut, Gjylin dhe Elezin!
Lajmifundit
/
12 October 2026, 17:16
Aktualitet

Është shtyrë seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për dosjen hetimore në të cilën ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë marrë si të pandehur.
Shkak i shtyrjes së seancës mësohet të ketë qenë bojkoti i avokatëve të të pandehurve, të cilët u gjobitën nga GJKKO për mungesën e tyre.
Dy vartësit e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Gjyli dhe Elezi akuzohen për korrupsion dhe “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, në kuadèr të dosjes “Balluku”.


