Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

7 vite BURG për ish-zv.drejtorin e kufirit, Stiljan Pasho shpallet fajtor për trafikim kanabisi, u jepte urdhra eprorëve të tij: Lironi rrugën (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
7 vite BURG për ish-zv.drejtorin e kufirit, Stiljan Pasho shpallet fajtor
Foto Montazh, Stiljan Pasho

Është dënuar me 7 vite e 4 muaj burg ish-zëvendës drejtori i Kufirit të Kapshticës, Stiljan pasho,  i cili akuzohet për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” e kryer në dy episode  në bashkëpunoi me katër persona të tjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët: Valjona Haxhiraj, Eda Dika dhe Gentiana Shukullari, kërkuan që Pasho të dënohej me 11 vite burg në total. Por në sajë gykimit të shkurtuar ai ka përfituar ulje të dënimit, duke u dënuar në total me 7 vite e 4 muaj burg.

Gjatë shpalljes së vendimit bëhet me dije se vetë Pasho nuk ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij duke pretenduar se ai ka kryer vetëm veprën penale “shpërdorim të detyrës”. Mirëpo, gjykata e Korçës nuk e ka marrë parasysh pretendimin e tij, duke e dënuar atë me më shumë se 7 vite burg.

Edhe bashkëpunëtori i Pashos, shtetasi  Elton Grabocka mësohet se ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Burimet bëjnë me dije se nga 13 vite në total, ai u dënua me 8 vite e tetë muaj burg.

Ndërsa mësohet se dy bashkëpunëtorët e tjerë, Lorenco Lika dhe Ervin Ibi, janë prangosur në Greqi, dhe në lidhje me rastin po hetohen nga Gjykata e Apelit të Maqedonisë Perëndimore në shtetin fqinj.

Dy episodet e trafikimit të lëndëve narkotike, ndodhi në nëntor të 2023 dhe 6 maj 2024, në periudhën kur Stiljan Pasho mbante postin e zv/drejtorit të Kufirit në qarkun e Korçës.

Hetimet e bëra në sajë të zbardhjes së plotë të operacionit, kanë nxjerrë në pah se Pasho shkonte fizikisht vetë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës dhe paligjshmërisht u jepte urdhra eprorëve të tij në këtë pikë kontrolli doganor, duke lehtësuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas.

Konkretisht në episodin e parë, Stiljan Pasho bashkëpunoi me Lorenco Likën dhe Ervin Ibin, ku, pas kalimit nga dogana e Kapshticës të një mjeti tip “Passat”, në të cilin ishin futur 26 kg hashash, Lika dhe Ibi ranë në pranga në pikën kufitare të “Kristalopigy” në Greqi.

Ndërsa në episidin e dytë të trafikimit të drogës, Pasho bashkëpunoi me Elton Grabocka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese