AKTUALITET /

Shoqëroi trafikantin me 26 kg kanabis deri në Greqi, dënohet me 7.4 vite burg ish-zv.drejtori i Kufirit në Korçë

Çështja e ish-zv.drejtorit të Kufirit në Korçë bëri bujë në media, pasi ai akuzohet se favorizoi Lorenco Likën për të transportuar 26 kilogramë kanabis drejt Greqisë.

Shkruar nga Versus

Shoqëroi trafikantin me 26 kg kanabis deri në Greqi, dënohet me

Gjykata e Korçës ka dënuar me 7.4 vite burg Stiljan Pashon, ish-zv.drejtor i Kufirit në qarkun e Korçës, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Fillimisht, gjykata e dënoi Pashon me 11 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u ul. Gjatë procesit gjyqësor, ish-zyrtari nuk i ka pranuar akuzat.

Çështja e ish-zv.drejtorit të Kufirit në Korçë bëri bujë në media, pasi ai akuzohet se favorizoi Lorenco Likën për të transportuar 26 kilogramë kanabis drejt Greqisë.

Sipas akuzave, Pasho nuk lejoi punonjësit e tjerë të policisë të ushtronin kontroll ndaj automjetit të mbushur me drogë. Për t'u siguruar që lënda narkotike të kalonte kufirin, ai hipi në të njëjtën makinë me trafikantin dhe e shoqëroi deri në territorin grek.

Pas kalimit të drogës në Greqi, Pasho u kthye në këmbë në territorin shqiptar.

Sasia prej 26 kilogramësh kanabis, nëse do të hidhej në treg, do të kapte një vlerë nga 75 mijë deri në 117 mijë euro.

Dënimi i ish-zyrtarit të policisë vjen pas përfundimit të procesit gjyqësor për një çështje që ngriti pikëpyetje mbi përfshirjen e punonjësve të rendit në favorizimin e trafikut të lëndëve narkotike përmes kufirit./Versus.al

Poll