Pesë persona të armatosur dhe të maskuar si efektivë policie kanë grabitur një banesë në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan, duke terrorizuar familjen e Lorenco Zarellarit. Sipas të dhënave zyrtare të policisë grabitësit kanë mundur të marrin nga banesa 4 telefona dhe një shumë parash. Familjarët rrëfejnë momentet e frikshme të grabitjes me armë.