Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ministri izraelit nxjerr FOTOT krah Edi Ramës, e falenderon publikisht: Mik i palëkundur i Izraelit, na ka qëndruar pranë në kohë sfiduese (POSTIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Ministri izraelit nxjerr FOTOT krah Edi Ramës, e falenderon publikisht: Mik
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri izraelit Gideon Sa’ar

Pas mbylljes së takimeve të zhvilluara sot me kryeministrin Edi Rama, ministrin e jashtëm Ferit Hoxha dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi, diplomati i lartë izraelit Gideon Sa’ar ka dalë me mesazh për kreun e qeverisë shqiptare.

Pasditen e sotme, gati 6 orë pas takimeve të kryera, Sa’ar ka dalë me një falenderim për treshen, ndërsa e ka vlerësuar Edi Ramën si ndër udhëheqësit më të shquar e vlerësuar në botë, me zë të lartë dhe mik të palëkundur të Izraelit. 

Po ashtu, përgjatë postimit, Sa’ar bën me dije se biseda me Ramën u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Pata kënaqësinë të takohesha sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë @ediramaal. Kryeministri Rama e ka udhëhequr vazhdimisht Shqipërinë për 13 vjet dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më të vlerësuar në botë sot.

Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i palëkundur i Izraelit, i cili ka qëndruar pranë nesh në kohë sfiduese. Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorit.

Ky ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe rreth situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të vërtetë dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!”shkruhet në postimin e ndarë nga Sa’ar.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese