Momenti kur e moshuara ndihmohet
Një grua e moshuar ka humbur ndjenjat papritur në rrugë në Vlorë, teksa qëndronte e ulur në një stol në lulishte. Por ndërhyrja e menjëhershme e një mjeku të urgjencës i ka shpëtuar jetën.
Sipas dëshmitarëve, mjeku ka ndërhyrë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke i kryer masazh kardiak për disa minuta. Pas ndërhyrjes, e moshuara është përmendur dhe ka rifituar frymëmarrjen. Më pas, ajo është dërguar për kontrolle të mëtejshme mjekësore.
Siç shihet edhe në video, personi për të cilin pretendohet se është mjek, kryen gjithë procedurat e ndihmës së shpejt dhe arrin të shmangë një situatë të rëndë që mund të kishte përfunduar edhe në tragjedi.
View this post on Instagram
Sondazh
Poll
