Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, përfundoi brenda një taverne në zonën e Evosmosit, në Selanik, duke përplasur tavolina dhe klientë. Nga aksidenti mbetën të plagosur tre persona.
Sipas mediave greke, ndaj 45-vjeçarit është ngritur akuzë për drejtim të rrezikshëm të automjetit, shkaktim të dëmtimeve trupore nga pakujdesia ndaj disa personave dhe drejtim të automjetit nën efektin e alkoolit. Ai është dërguar për gjykim në Gjykatën Penale me Procedurë të Përshpejtuar dhe vijon të mbahet në paraburgim pas arrestimit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, në një lokal që shërben ushqim dhe pije në rrugën Agamemnonos, ku klientët po qëndronin në tavolinat e vendosura në ambientin e jashtëm.
Automjeti hyri në zonën ku ndodheshin klientët, duke përplasur tavolina dhe disa prej tyre. Sipas raportimeve, vazo të mëdha me bimë, të vendosura përgjatë perimetrit të tavolinave, ndaluan përparimin e makinës dhe shmangën pasoja më të rënda.
Dy prej të plagosurve kanë dalë nga spitali, ndërsa një burrë vijon të marrë trajtim mjekësor. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, ai nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Pronari i tavernës: Pa vazot do të kishim viktima
Pronarja e lokalit u shpreh se prania e vazove të mëdha me bimë mund të ketë shmangur një tragjedi.
“Nëse nuk do t’i kishim vazot, do të kishim funerale”, deklaroi ajo për mediat greke. Pronarja tregoi se ishte larguar nga lokali vetëm pak minuta përpara aksidentit dhe u kthye menjëherë pasi u njoftua për ngjarjen.
“Pashë tmerr dhe panik, ishte sikur po shihnim një film”, rrëfeu ajo. Një kliente, bashkëshorti i së cilës ndodhet në spital pas aksidentit, deklaroi se pas përplasjes drejtuesi i automjetit tentoi të largohej nga vendngjarja.
Sipas dëshmisë së saj, klientët e lokalit ndërhynë për ta ndaluar, duke përdorur edhe karrige, në mënyrë që ai të mos largohej.
Edhe një tjetër dëshmitare, e cila mbeti e plagosur, tha se ndihej me fat që kishte shpëtuar. Ajo përshkroi momentet e panikut kur makina hyri në ambientin e tavernës dhe theksoi se vazot e vendosura përreth tavolinave ndihmuan në parandalimin e pasojave edhe më të rënda. Pas aksidentit, drejtuesit të automjetit iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili konfirmoi se ai ishte nën efektin e tij.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Tetor17:41
Po flimonte veten teksa lëvizte me shpejtësi në Tiranë, i riu humb kontrollin dhe përplaset me autobusin
Një episod i rrezikshëm është regjistruar në mes të Tiranës, ku një i ri, teksa lëvizte me shpejtësi dhe filmo...
AKTUALITET
12 Tetor17:25
Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit 12/10/2026 17:18
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kalu...
AKTUALITET
12 Tetor17:01
Ktheu Kapshticën në 'autostradë' për të trafikuar drogë, 7.4 vite burg zv/drejtorit të kufirit, Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cilit Prokuroria e Kor...
AKTUALITET
12 Tetor16:11
Dosja Balluku/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posa&...
AKTUALITET
12 Tetor15:46
‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’/ Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!
Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas grabitjes së ndodhur në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne. Qyteta...
AKTUALITET
12 Tetor14:50
Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
AKTUALITET
12 Tetor14:26
Vijon krimi: 25.5 mijë euro/ditë për ‘Tigrat e Vlorës’, edhe pse nuk prodhojnë energji
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur d...
AKTUALITET
12 Tetor14:11
Krimi në 1997/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën e avokatëve, Sokol Hoxha fiton lirinë
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Fierit ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për lirimin e Sokol Hoxhës, i cil...
AKTUALITET
12 Tetor13:58
Gjendet e pajetë 82-vjeçarja në rezervuarin pranë Bilishtit
Një 82-vjeçare është gjetur e pajetë në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit, në Devoll...
AKTUALITET
12 Tetor13:50
Kodi i ri Procedurës Penale, jo një betejë me SPAK-un, por debat mbi kufijtë e pushtetit procedural
Debati për draftin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale rrezikon të mbetet tek pyetja më e gabuar që mund të bëh...