Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, të shpallur nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për operimin dhe mirëmbajtjen e dy termocentraleve lundruese të Vlorës, të njohura si “Tigrat”.
Në reagimin e tij, Bardhi e cilëson kontratën si një tjetër fazë të asaj që ai e quan aferë korruptive, duke pretenduar se kostot totale të projektit po i afrohen 100 milionë eurove.
Sipas deputetit demokrat, kontrata e re parashikon operimin dhe mirëmbajtjen e dy termocentraleve për dy vitet e ardhshme, ndërsa shpenzimet për karburantin dhe zëra të tjerë mbulohen veçmas nga KESH.
Bardhi thotë se rreth 70 milionë euro janë paguar tashmë për projektin, ndërsa energjia e prodhuar nga termocentralet ka kushtuar rreth 675 euro për megavat-orë, krahasuar me 111 euro për megavat-orë në periudhën e çmimeve kulmore të bursës, sipas shifrave të paraqitura prej tij.
Ai thekson se, me kontratën e re, fatura për dy termocentralet lundruese mund të arrijë në afro 100 milionë euro, duke vënë në pikëpyetje nevojën dhe përfitimin publik nga ky investim.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Tigrat 1 dhe 2, një kontratë e re për një aferë të vjetër korruptive!
Duke më përjashtuar për 60 ditë nga Parlamenti, në kundërshtim me Rregulloren, Edi Rama mendon se do të më mbyllë gojën për korrupsionin e qeverisjes së tij, që po shkatërron jetën e shqiptarëve.
Rasti i “Tigrave të Vlorës”, dy karakatina lundruese që po u kushtojnë shqiptarëve mbi 100 milionë euro, është një tjetër arsye pse nuk do të hesht.
Sot, Edi Rama ka çuar më tej aferën korruptive të nisur me kontratën e firmosur nga Belinda Balluku për dy termocentralet lundruese të Vlorës.
KESH ka shpallur fituesin e një tenderi të ri prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, për operimin dhe mirëmbajtjen e dy Tigrave, gjatë dy viteve të ardhshme. Pra, një kontratë e re milionëshe për të mbajtur në funksion dy termocentrale që Shqipërisë nuk i duhen. Dhe kjo nuk është fatura përfundimtare: karburanti dhe shpenzimet e tjera që mbulohen veçmas nga KESH do t’u shtohen parave që shqiptarët duhet të paguajnë për favoret dhe përfitimet personale të Edi Ramës në funksion të pushtetit të tij.
Ky është akti i dytë i së njëjtës aferë korruptive.
Akti i parë nisi me kontraktimin e dy termocentraleve lundruesebnga Belinda Balluku, nën pretekstin e një krize energjetike që nuk erdhi kurrë. Për këtë aferë, kam dorëzuar në SPAK një kallëzim penal, të shoqëruar me dokumentacion zyrtar që provon paracaktimin e fituesit, garën fiktive, favorizimin e kompanisë dhe kostot e pajustifikuara.
Rreth 70 milionë euro janë paguar tashmë për këtë projekt, ndërkohë që ajo pak energji e prodhuar nga këto termocentrale ka kushtuar rreth 675 euro për MWh, kundrejt 111 eurove në pikun e çmimeve të bursës. Gjashtë herë më shtrenjtë na ka kushtuar energjia e Tigrave të Korrupsionit të Ramës dhe Balkukut.
Me kontratën e re, fatura e “Tigrave të KORRUPSIONIT” po shkon drejt 100 milionë eurove për diçka që vendit nuk i duhet dhe që nuk na sjell asnjë përfitim publik.
Sa miliona të tjera duhet të paguajnë shqiptarët që SPAK-u të veprojë?
Pse SPAK-u ngec sa herë që gjurmët e korrupsionit të denoncuar çojnë te Belinda Balluku dhe Edi Rama? Pse nuk ndjek rrugën e parave për të zbuluar kush përfiton nga këto kontrata?
Mjafton të ndiqen paratë. Aty janë edhe përgjigjet që i mungojnë SPAK-ut.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Tetor18:12
Nga 61 në 46 bashki, PS nis fazën e dytë të reformës territoriale! Ndryshojnë kompetencat, financat dhe shërbimet
Partia Socialiste ka hedhur hapin e radhës për reformimin e pushtetit vendor, duke kërkuar nisjen e fazës së dytë të Reform&e...
POLITIKE
12 Tetor18:03
Kadastra rrëzon deklaratat e Vangjel Dules për Himarën: Pronat nuk mbrohen me akuza, por me fakte
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit Vangj...
POLITIKE
12 Tetor17:55
Kalaja: Tender fiktiv 23 mln euro te KESH-i, SPAK të gjurmojë paratë e korrupsionit
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar atë që e cilësoi si përpjekje për të larguar vëmendjen nga aferat e korrupsionit, duke k...
POLITIKE
12 Tetor17:48
Luan Baçi për Erion Braçen: Tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e tij, bën lojë të pisët
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar qëndrimet e Erion Braçes lidhur me reformën territoriale dhe përplasje...
POLITIKE
12 Tetor16:23
Blushi: Vendim diktatorial i Ramës, meriton çdo lloj reagimi! Mos u habisni sikur të përjashtojë gjithë deputetët e opozitës
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reaguar me tone të ...
POLITIKE
12 Tetor15:52
Tabaku: Ndëshkimi i kolegëve është një tjetër shembull i turpshëm i këtij degradimi
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut nga me 60 ditë nga punimet ...
POLITIKE
12 Tetor15:35
Anila Denaj lejoi pesticidet e ndaluara të përdoren në Shqipëri
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëv...
POLITIKE
12 Tetor15:21
U arrestua për krime mjedisore në shtratin e lumit Vjosa/ Kush është Lorenc Bami, ish-bashkëpunëtori i Tërmet Peçit
Lorenc Bami, i cili u arrestua një ditë më parë për ndërhyrje me fadromë në shtratin e lumit Vjosa, ka qenë më...
POLITIKE
12 Tetor15:16
Zbulohet lidhja familjare e izraelitit Gideon Sa’ar me Ron Yeffet
Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Shqipëri vjen në një moment delikat për biznesmenin, emri i të cilit ës...
POLITIKE
12 Tetor13:45
Tabaku në fasonerinë në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po mbyll prodhimin “Made in Albania”
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me kolegun e saj Kliti Hoti, ka ngritur shqetësimin për krizën e prodhimit ...