Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë parashikon marrëveshja Shqipëri–Izrael?

Çylybyli: Rikthimi i kontribuesve ndër vite dhe komunikimi me qytetarët,  rol kyç për forcimin dhe ripërtëritjen e PD-së

Çylybyli: Rikthimi i kontribuesve ndër vite dhe komunikimi me qytetarët, rol kyç për forcimin dhe ripërtëritjen e PD-së

18:20, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD, dega Shkodër, Ardit Çylybyli ka zhvilluar një takim me strukturat e Grupseksionit 2/2 në Shkodër, ku në fokus ishte forcimi dhe riorganizimi i Partisë Demokratike, si dhe ripërtëritja e strukturave dhe zgjerimi i anëtarësisë.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e afrimit të kontribuesve ndër vite të PD-së, me thirrjen që ata të rikthehen dhe të bëhen pjesë aktive e procesit të riorganizimit të partisë.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, njohjes së shqetësimeve të tyre dhe angazhimit konkret në terren.

Përmes këtij takimi, Çylybyli ka vënë theksin te nevoja për struktura më të forta, bashkëpunim më të gjerë dhe një Parti Demokratike më pranë qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Takim me strukturat e Grupseksionit 2/2

Në fokus të takimit ishte forcimi, riorganizimi dhe ripërtëritja e strukturave të Partisë Demokratike, si dhe rritja e anëtarësisë në çdo seksion.

Diskutuam për rëndësinë e afrimit të kontribuesve ndër vite të Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje të gjithëve që të rikthehen dhe të japin kontributin e tyre në këtë proces si pjesë e rëndesishme e Partise Demokratike .

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, dëgjimit të shqetësimeve të tyre dhe angazhimit konkret në terren.

Së bashku, për struktura më të forta dhe më pranë qytetarëve!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco