Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E TURPSHME/ Panelisti del “jashtë binarëve” në emision, rreh me grushte ish drejtoreshën e klubit të Tiranës: Më tha k*rvë, më futi duart në fyt

Shkruar nga Newsbomb
E TURPSHME/ Panelisti del “jashtë binarëve” në
Edonisa Aliu/ Fotomontazh

Një situatë e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas emisionit “Dueli Sportiv” në Kosovë. Ish drejtoresha e klubit sportiv Tirana në futboll për vajza, ka thënë se është përballur me një kërcënim dhe sulm fizik nga panelisti Liridon Leci. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mendimeve të ndryshme të shpalosura gjatë debatit kur transmetimi ishte live.

Vetë Aliu ka folur për mediet kosovare duke thënë se dhe është dhunuar nga Leci. “Pasi kemi dalë nga aty më ka thënë ti je k*rvë, prostitutë, shitesh andej e shitesh këtej, nënën e ke k*rvë, familje k*rvash, tani më kapi në fyt e më gjuajti me grusht a me duar, diçka e tillë”, ka thënë Aliu për Gazeta Demos.

Mjaft e tronditur dhe në gjendje të rëndë emocionale, Aliu shprehet e frikësuar dhe veçanërisht për pasionin që ajo ka futbollin.

“Është e tmerrshme me hy në një studio televizive për të diskutuar për sportin, për diçka që e do dhe që është pjesë e jetës tënde dhe të dalësh aty e rrahur, e tronditur dhe e frikësuar”, ka përfunduar Aliu, që aktualisht ka bërë kallëzimin e saj në Policinë e Kosovës.

Kujtojmë që pas largimit nga Tirana, ish lojtarja është emëruar si drejtoreshë e klubit të futbollit të vajzave të Gramshit në Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese