web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërkesa e PS-së/ Ja çfarë përmban faza e dytë e Reformës Territoriale

12 Tetor 2026, 18:29, Politikë CNA

Kërkesa e PS-së/ Ja çfarë përmban faza e dytë e

Këtë të hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste iu drejtua me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Por çfarë përban faza e dytë?

Bazuar në dokumentin e përgatitur nga socialistët, faza e dytë lidhet me punën e bazuar në të dhëna, një konsultim të gjerë dhe synim konsensusi mes forcave parlamentare, nën drejtimin e Kuvendit dhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, faza e dytë e reformës ka të bëjë me plotësimin e ligjit ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” me statusin e qytetit, nënkryetarin e qytetit, përfaqësimin dhe organizimin e brendshëm bashki–qytet–njësi administrative; standardet minimale të shërbimeve dhe burimi i financimit për çdo funksion; formula e re e transfertës së pakushtëzuar mbi të dhënat e Censit 2023 dhe ndryshimet në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”; dhe një nivel rajonal funksional, mbi strukturën ekzistuese të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Hapi i radhës vjen pasi Kuvendi miratoi pak ditë më parë ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale, i cili organizon vendin në 46 bashki, me qytetet përbërëse dhe njësitë administrative./CNA 





Lajmet e fundit nga