• Kontakt
Monday, October 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

18.6 mln euro të tjera për “Tigrat” e Vlorës/ Bardhi: Edhe sa para të tjera duhet të paguajnë shqiptarët?

18:40 : 12/10/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së akuzon Edi Ramën për aferën korruptive me dy termocentralet lundruese dhe kritikon SPAK-un për mungesë veprimi prej dy vitesh. Bardhi shkruan në reagimin e tij, se energjia e prodhuar nga TEC-et ka kushtuar rreth 675 euro/Mwh, kundrejt 111 eurove në pikun e çmimeve të bursës.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas shpalljes së fituesit të një tenderi të ri prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), për operimin dhe mirëmbajtjen e dy termocentraleve lundruese të Vlorës për dy vitet e ardhshme.

Bardhi e cilëson kontratën e re si vazhdim të asaj që e quan aferë korruptive, të nisur me kontraktimin e dy TEC-eve lundruese nga Belinda Balluku. Sipas tij, me shpenzimet e reja, fatura e projektit po shkon drejt 100 milionë eurove, për një investim që, sipas opozitës, nuk i sjell përfitime publike Shqipërisë.

‘Tigrat 1 dhe 2, një kontratë e re për një aferë të vjetër korruptive!’, shkruan Bardhi në reagimin e tij, duke akuzuar Edi Ramën se po vijon të rëndojë financat publike me kontrata që, sipas tij, favorizojnë interesa personale.

Reagim i kreut të grupit parlamentar të PG, Gazment Bardhi:

Lexo edhe:

Dosja Balluku/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Tabaku: Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut tregon standard të dyfishtë në Kuvend!

Tigrat 1 dhe 2, një kontratë e re për një aferë të vjetër korruptive!

Duke më përjashtuar për 60 ditë nga Parlamenti, në kundërshtim me Rregulloren, Edi Rama mendon se do të më mbyllë gojën për korrupsionin e qeverisjes së tij, që po shkatërron jetën e shqiptarëve.

Rasti i ‘Tigrave të Vlorës’, dy karakatina lundruese që po u kushtojnë shqiptarëve mbi 100 milionë euro, është një tjetër arsye pse nuk do të hesht.

Sot, Edi Rama ka çuar më tej aferën korruptive të nisur me kontratën e firmosur nga Belinda Balluku për dy termocentralet lundruese të Vlorës.

KESH ka shpallur fituesin e një tenderi të ri prej 18.6 milionë eurosh, pa TVSH, për operimin dhe mirëmbajtjen e dy Tigrave, gjatë dy viteve të ardhshme. Pra, një kontratë e re milionëshe për të mbajtur në funksion dy termocentrale që Shqipërisë nuk i duhen. Dhe kjo nuk është fatura përfundimtare: karburanti dhe shpenzimet e tjera që mbulohen veçmas nga KESH do t’u shtohen parave që shqiptarët duhet të paguajnë për favoret dhe përfitimet personale të Edi Ramës në funksion të pushtetit të tij.

Ky është akti i dytë i së njëjtës aferë korruptive.

Akti i parë nisi me kontraktimin e dy termocentraleve lundruesebnga Belinda Balluku, nën pretekstin e një krize energjetike që nuk erdhi kurrë. Për këtë aferë, kam dorëzuar në SPAK një kallëzim penal, të shoqëruar me dokumentacion zyrtar që provon paracaktimin e fituesit, garën fiktive, favorizimin e kompanisë dhe kostot e pajustifikuara.

Rreth 70 milionë euro janë paguar tashmë për këtë projekt, ndërkohë që ajo pak energji e prodhuar nga këto termocentrale ka kushtuar rreth 675 euro për MWh, kundrejt 111 eurove në pikun e çmimeve të bursës. Gjashtë herë më shtrenjtë na ka kushtuar energjia e Tigrave të Korrupsionit të Ramës dhe Balkukut.

Me kontratën e re, fatura e ‘Tigrave të KORRUPSIONIT’ po shkon drejt 100 milionë eurove për diçka që vendit nuk i duhet dhe që nuk na sjell asnjë përfitim publik.

Sa miliona të tjera duhet të paguajnë shqiptarët që SPAK-u të veprojë?

Pse SPAK-u ngec sa herë që gjurmët e korrupsionit të denoncuar çojnë te Belinda Balluku dhe Edi Rama? Pse nuk ndjek rrugën e parave për të zbuluar kush përfiton nga këto kontrata?

Mjafton të ndiqen paratë. Aty janë edhe përgjigjet që i mungojnë SPAK-ut.

Etiketa: gazment bardhikorruopsionkrimPDspakTEC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosja Balluku/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

16:10 : 12/10/2026
AKTUALITET

Tabaku: Përjashtimi i Bardhit dhe Balliut tregon standard të dyfishtë në Kuvend!

15:50 : 12/10/2026
AKTUALITET

Kodi i ri Procedurës Penale, jo një betejë me SPAK-un, por debat mbi kufijtë e pushtetit procedural

13:45 : 12/10/2026
AKTUALITET

Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas më shumë se tre orësh

13:31 : 12/10/2026
AKTUALITET

Berisha kundër numërimit elektronik të votave: Nuk e pranojmë në asnjë bashki, është përfshirë edhe SHISH

12:48 : 12/10/2026
AKTUALITET

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 : 12/10/2026

TË GJITHA

18.6 mln euro të tjera për “Tigrat” e Vlorës/ Bardhi: Edhe sa para të tjera duhet të paguajnë shqiptarët?

18:40 : 12/10/2026

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale

18:30 : 12/10/2026

BE pothuajse jashtë fushatës zgjedhore në Serbi

18:19 : 12/10/2026

Shkumbini po paguan çmimin e Korridorit VIII

18:10 : 12/10/2026

Zgjoheni shpesh gjatë natës? Tre shkaqet që nuk duhet t’i injoroni

18:03 : 12/10/2026

Trafik droge drejt Greqisë/ Dënohet me 7,4 vite burg ish-zv/drejtori i Kufirit në Korçë

17:51 : 12/10/2026

HEC i ri lë pa ujë 92 familje / Banorët e Fushë-Buallit në protestë para bashkisë së Elbasanit

17:36 : 12/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com