POLITIKE

Socialistët "në rresht" për territorialen, deputeti që doli kundër publikisht tregon arsyen pse dha votën ‘pro’

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2026, 18:28
Socialistët "në rresht" për territorialen, deputeti

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka shpjeguar arsyet që e çuan të votonte pro reformës së re territoriale, pavarësisht se në votimin e parë brenda grupit parlamentar kishte shprehur qëndrimin kundër. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë”, Sinaj tha se vendimi i tij përfundimtar erdhi pas qëndrimit të grupit parlamentar të PS-së, të cilit vendosi t’i bashkohej, duke theksuar se nuk ka pasur presion apo ultimatume.

Ai sqaroi se brenda grupit socialist u zhvilluan dy votime: në të parin, ai votoi kundër reformës, ndërsa në të dytin, kur u vendos që ndarja e re territoriale të mbështetej nga grupi parlamentar, zgjodhi të respektonte vendimin e shumicës. Sinaj tha se ka zhvilluar biseda konstruktive me kryeministrin dhe drejtuesin e qarkut, ku ka paraqitur pikëpamjet e tij, ndërsa shtoi se koha do të tregojë nëse reforma do të sjellë përfitime për qytetarët.

“Dua të sqaroj për të gjithë publikun se në grupin parlamentar të PS-së u bënë dy votime. U bë një votim se kush është pro dhe kush kundër. Unë votova kundër reformës. Mbajta të njëjtin qëndrim, siç bëri dhe kolegu Braçe. Më pas u bë një votim i dytë, se ndarjen e re territoriale do ta votojmë pro si grup parlamentar. Që nga ai moment, nuk kam folur më, i jam bindur grupit parlamentar. Siç i bindet dikush kur punon në një grup të caktuar. Edhe pse mazhoranca ka mendim ndryshe nga ju, ju do t’i bashkoheni shumicës. Unë iu binda disiplinës së partisë, pasi ishte një mendim, një ide, një pikëpamje. Asnjë njeri nuk e vërteton idenë dhe pikëpamjen e vet. Duhet kohë.

Nga krahu tjetër, grupi parlamentar dhe Komisioni i Posaçëm kishin mendimin e tyre. Bashkimi i bashkive të vogla me të mëdha do të ishte fuqizim i këtyre bashkive, në interes të qytetarëve. Ti nuk mund të jesh i sigurt që ideja jote apo ato të qytetarëve janë ato që do t’i vërtetojë koha, ndaj iu bashkova grupit parlamentar.

Jo, nuk ka pasur presion. Nuk jam njeri që më bëhet presion, as personalisht dhe as në asnjë fushë. Kam dëgjuar edhe në ndonjë studio ku e kanë lidhur këtë çështje me biznesin, por nuk kam asnjë frikë. Biznesi im është ndër më të rregulltit në këtë vend. Nuk kisha pse të kisha frikë dhe nuk kam pasur asnjë presion. Kam pasur një bisedë konstruktive me kryeministrin dhe drejtuesin e qarkut për mendimet e mia konstruktive. Koha do ta tregojë nëse reforma do të sjellë përfitime për qytetarët.”, tha Sinaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje