Pas ndeshjeve me Kombëtaren, legjionarët shqiptarë rikthehen me gola dhe asiste në kampionatet europiane

12 Tetor 2026 | 18:37

Legjionarët shqiptarë janë rikthyer protagonistë me skuadrat e tyre pas angazhimit me Kombëtaren në ndeshjet e UEFA Nations League.

Rey Manaj ishte një nga emrat kryesorë të kësaj jave, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asist, ndërsa Ernest Muçi dhe Indrit Tuci gjetën gjithashtu rrugën e rrjetës. Protagonist me një asist ishte edhe Taulant Seferi.

Rey Manaj zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në Turqi, duke kontribuar drejtpërdrejt në fitoren 4-1 të Sivassporit ndaj Pendikspor.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi dy herë, në minutat 21 dhe 55, duke i dhënë skuadrës së tij një avantazh të dyfishtë. Në minutën e 64-t, Manaj u bë sërish protagonist, këtë herë si asistues, duke i dhënë mundësinë Ethemit të shënonte golin e tretë të Sivassporit.

Gol realizoi edhe Ernest Muçi në kampionatin turk. Sulmuesi shqiptar shënoi në transfertën ndaj Samsunsporit, duke i dhënë avantazhin Trabzonsporit në minutën e 28-të. Muçi realizoi me një goditje të bukur brenda zonës, duke regjistruar golin e tij të dytë këtë sezon. Në fund, Trabzonspori triumfoi me rezultatin e pastër 3-0.

Në Slloveni, Indrit Tuci ishte protagonist me një dopietë në barazimin 3-3 që Olimpija Ljubljana regjistroi në shtëpi ndaj Murës. Sulmuesi shqiptar shënoi në minutat 31 dhe 52, duke i dhënë skuadrës vendase një avantazh të dyfishtë. Megjithatë, Olimpija nuk arriti ta ruante epërsinë dhe sfida përfundoi në barazim.

Ndërkohë, Taulant Seferi kontribuoi me një asist në fitoren 3-2 të Kayserisporit ndaj Manisas. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare asistoi saktë për Morenon në minutën e 52-të, në aksionin që solli golin e dytë të skuadrës së tij.

Përveç futbollistëve që u shndërruan në protagonistë me gola dhe asiste, edhe disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare u aktivizuan si titullarë me skuadrat e tyre gjatë kësaj jave. Nga minuta e parë e nisën Etrit Berisha, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Samuele Sina, Stavro Pilo, Qazim Laçi, Myrto Uzuni dhe Kristjan Shpendi.

Ndërkohë, si zëvendësues u aktivizuan Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Sabah Kerjota dhe Armando Broja, duke vijuar angazhimin e tyre në kampionatet ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Fierit pranon kërkesën e Sokol Hoxhës për parashkrimin e dënimit për vrasjen e dy vëllezërve në Patos

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Sokol Hoxhës për parashkrimin e dënimit penal prej 25 vitesh burg, për vrasjen e dy vëllezërve Hektor dhe...
17:43 | 12/10/2026

Zelensky: Rusia nuk po respekton armëpushimin për infrastrukturën energjetike, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi të hënën se armëpushimi për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, i shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump gjatë fundjavës, nuk po...
17:26 | 12/10/2026

Humbja në derbi dhe rezultatet zhgënjyese, Partizani ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Bratu

Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me teknikun rumun pas disfatës 1-3 në derbin ndaj...
16:59 | 12/10/2026