• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale

by editor
October 12, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Politike
PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkon ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Ndër kërkesat e socialistëve drejtuar kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, është propozimi për përbërjen me 16 anëtarë dhe mandat 9-mujor të komisionit. Sipas tyre fokusi të jetë te decentralizimi, funksionet dhe shërbimet vendore, financat e bashkive dhe zhvillimi rajonal.

Sipas deputetëve socialistë, synimi është hartimi i ndryshimeve ligjore dhe përgatitja e bashkive të reja për funksionimin pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

Letra e plotë:

I nderuar Zoti Kryetar,

Me vendimin nr. 75/2025, Kuvendi ngriti Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, me mandat nëntëmujor. Komisioni e përfundoi punën e tij me Raportin Përfundimtar, të paraqitur në Kuvend më 15.07.2026, i cili vendosi metodologjinë e vlerësimit me pesë kritere dhe hartoi gjetjet dhe skenarët e riorganizimit territorial. Mbi bazën e Raportit dhe të një procesi të gjerë konsultimi me bashkitë, këshillat bashkiakë dhe qytetarët, Kuvendi miratoi në  tetor 2026 ligjin nr. 100/2026 për ndarjen e re administrativo-territoriale, i cili organizon vendin në 46 bashki, me qytetet përbërëse dhe njësitë administrative.

Harta e re është shtylla e parë e reformës. Tri shtyllat e tjera, funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe niveli rajonal, kërkojnë ligje më vete, që duhet të hartohen brenda vitit të ardhshëm nga Kuvendi, Qeveria dhe bashkitë. Plotësimi i ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” me statusin e qytetit, nënkryetarin e qytetit, përfaqësimin dhe organizimin e brendshëm bashki–qytet–njësi administrative; standardet minimale të shërbimeve dhe burimi i financimit për çdo funksion; formula e re e transfertës së pakushtëzuar mbi të dhënat e Censit 2023 dhe ndryshimet në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”; dhe një nivel rajonal funksional, mbi strukturën ekzistuese të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Logjika e reformës është e qartë: nuk mund t’u shtohen kompetenca bashkive që sot nuk i kryejnë dot as ato që kanë; bashki më të forta sot do të thotë më shumë kompetenca dhe më shumë financim nesër.

Këto ligje duhet të jenë gati në kohë për fillimin e funksionimit të bashkive të reja pas zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Faza e dytë duhet të ndjekë metodën që e provoi veten në fazën e parë: punë e bazuar në të dhëna, konsultim i gjerë dhe synim konsensusi mes forcave parlamentare, nën drejtimin e Kuvendit dhe në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.

Për këto arsye, në bazë të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, ne, deputetët e Kuvendit,

kërkojmë:

1. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Fazën e Dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë, me objekt reformën administrative të qeverisjes vendore: funksionet dhe shërbimet, financat vendore dhe nivelin rajonal.

2. Komisioni i Posaçëm të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:

a) shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të vetëqeverisjes vendore, në vijim të ndarjes së re administrativo-territoriale;

b) analizën e funksioneve, kompetencave dhe shërbimeve publike vendore dhe propozimet për thellimin e decentralizimit;

c) analizën e sistemit të financave vendore dhe propozimet për forcimin e decentralizimit fiskal dhe të qëndrueshmërisë financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore;

ç) analizën dhe propozimet për nivelin rajonal dhe zhvillimin rajonal, në funksion të politikës së kohezionit dhe të fondeve të Bashkimit Europian;

d) sigurimin e përputhshmërisë së propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe Kartën Europiane të Autonomisë Vendore;

dh) zhvillimin e një procesi konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e vetëqeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;

e) paraqitjen përpara Kuvendit të projektligjeve dhe të relacioneve shoqëruese, brenda afatit të veprimtarisë së Komisionit.

3. Në realizimin e objektit të tij, Komisioni i Posaçëm të shqyrtojë dhe të propozojë ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, në ligjin nr. 102/2020 “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, si dhe në çdo akt tjetër ligjor që lidhet me objektin e veprimtarisë së tij.

4. Komisioni i Posaçëm të ndjekë zbatimin e ligjit nr. 100/2026 dhe të masave kalimtare për ngritjen e bashkive të reja deri në zgjedhjet vendore të vitit 2027, në bashkëpunim me Këshillin e Ministrave, dhe të bashkërendojë punën me Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore për çështjet e përfaqësimit.

5. Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 16 anëtarë, sipas përfaqësimit të grupeve parlamentare, me kryetar përfaqësues të shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetar përfaqësues të pakicës parlamentare, dhe ta zhvillojë veprimtarinë e tij brenda një afati 9-mujor nga data e miratimit të vendimit, me mundësi zgjatjeje nga Kuvendi me kërkesë të arsyetuar të kryetarit të tij.

6. Pranë Komisionit të Posaçëm të ngrihet grupi i ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, numri, përbërja, organizimi dhe detyrat e të cilit të përcaktohen me vendim të Komisionit, si dhe të funksionojë Sekretariati Teknik, i përbërë nga administrata e Kuvendit dhe ekspertë të kontraktuar.

7. Komisioni i Posaçëm të zhvillojë konsultime me ministrat përgjegjës për fushat e fazës së dytë, me institucionet dhe agjencitë në varësi të Këshillit të Ministrave, me institucionet në varësi të Kuvendit dhe me institucionet e pavarura, si dhe me kryetarët e bashkive, shoqatat e njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore me vetëqeverisjen vendore; të organizojë seanca dëgjimore, tryeza pune dhe diskutime publike; dhe të ftojë Delegacionin e Bashkimit Europian, Këshillin e Europës dhe Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, Prezencën e OSBE-së dhe organizatat e tjera ndërkombëtare për asistencë dhe ekspertizë teknike.

Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucionet e pavarura kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Komisionin e Posaçëm, si dhe të vënë në dispozicion të tij, pa vonesa, çdo dokumentacion apo informacion që kërkohet nga Komisioni për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij.

Kuvendi duhet të marrë masa për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen financiare, logjistike e me burime njerëzore të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm, të grupit të ekspertëve dhe të Sekretariatit Teknik.

Previous Post

Shkumbini po paguan çmimin e Korridorit VIII

editor

editor

TË FUNDIT

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale

PS kërkon ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale

October 12, 2026
Shkumbini po paguan çmimin e Korridorit VIII

Shkumbini po paguan çmimin e Korridorit VIII

October 12, 2026
Shkresa zyrtare/ ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin

Shkresa zyrtare/ ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin

October 12, 2026
Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

October 12, 2026
Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

Taksa e strehimit 3% do të paguhet vetëm në vlerë, propozohet heqja e dhënies së apartamenteve

October 12, 2026
Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh

October 12, 2026
Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

October 12, 2026
Agjentët federalë bastisin shtëpinë e kongresistes amerikane Ilhan Omar

Agjentët federalë bastisin shtëpinë e kongresistes amerikane Ilhan Omar

October 12, 2026
Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim, pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve

Check-up-i në “kaps”/ Shtetëzimi nis me bllokim, pezullohet blerja e kiteve dhe materialeve

October 12, 2026
Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan

October 12, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL