12 Tetor 2026, 18:40
Nga E.d
GJKKO
TIRANË- Bojkoti i avokatëve mbrojtës për shkak të rregullores që ndalon telefonat celularë në sallat e gjykimit vijon të pengojë zhvillimin normal të proceseve në Gjykatën e Posaçme. Këtë të hënë, tre seanca gjyqësore nuk u zhvilluan për shkak të mungesës së avokatëve. Në lidhje me këtë, gjykata vendosi masa financiare ndaj mbrojtësve që nuk u paraqitën në proceset përkatëse.
Në seancën ndaj ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi dhe 20 të pandehurve të tjerë, avokatët që munguan u gjobitën me nga 50 mijë lekë të reja. Masa të ngjashme u morën edhe në procesin që lidhet me një nga fraksionet e dosjes së Ilir Metës, ku përfshihen Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Në këtë rast gjoba për secilin avokat ishte 20 mijë lekë të reja.
Edhe çështja "Partizani", ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, nuk arriti të vijojë për shkak të bojkotit. Gjykata caktoi datën 26 tetor për seancën e radhës, por këtë herë nuk vendosi gjoba për avokatët që munguan. Në sallë ishin të pranishëm Malltezi dhe Xhimi Begeja.
Përplasja mes GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë nisi pas hyrjes në fuqi, më 1 shtator të rregullores që ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore. Avokatët kundërshtojnë masën, duke pretenduar se kufizon ushtrimin e profesionit të tyre. Por gjykata argumenton se rregullorja duhet të zbatohet nga të gjithë personat që marrin pjesë në proceset gjyqësore.
Në përgjigje të vendimit të gjykatës, Dhoma e Avokatisë shpalli bojkot pa afat të seancave në GJKKO, duke e shtrirë atë edhe në çështjet që lidhen me masat e sigurisë. Paralelisht, institucioni ka nisur procedurat disiplinore ndaj avokatëve që nuk i janë bashkuar bojkotit./Dosja.al
bojkoti avokatë gjkko
Aktualitet
12 Tetor 2026, 18:31
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor akt...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 18:04
E.d
Pamje
ELBASAN- Një grabitje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku disa persona të maskuar si ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:56
E.d
Vangjel Dule dhe Lorena Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli,...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:29
G.M
Kostas Gjolekas gjatë vizitës
KORÇË- Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, përgjegjës për Maqedo...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:32
Elton Qyno
Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cil...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:24
G.M
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nj&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:16
E.d
Pamje
ELBASAN- Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:10
E.d
Pamje
VLORË- Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke k...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:00
E.d
Pamje
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”
Kjo është frika që Ymer Meholli ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 16:47
E.d
Adriatik Llalla
TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie,...