12 Tetor 2026, 18:31
Nga G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Sipas njoftimit të gjykatës të hënën, gjyqtari i vetëm i çështjes, Charles L. Gosnell, e caktoi shpalljen e aktgjykimit në orën 10:00.
Në këtë rast, përveç Thaçit, të akuzuar janë Bashkim Smakaj, ish-shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Isni Kilaj, ish-kryetar i Malishevës, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, ish-ministër i Drejtësisë. Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat ndaj tyre.
Gjatë deklaratave përmbyllëse në shtator, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kërkoi që Thaçi të shpallet fajtor dhe të dënohet me gjashtë vjet burgim. Për Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun, Prokuroria kërkoi nga tri vjet burgim për secilin, ndërsa për Hajredin Kuçin kërkoi nëntë muaj burgim.
Prokuroria argumentoi se përpjekjet për të ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve përbëjnë kërcënim për administrimin e drejtësisë. Në anën tjetër, mbrojtja e Thaçit kërkoi lirimin e tij, duke argumentuar se Prokuroria nuk kishte paraqitur prova që arsyetonin dënimin e kërkuar.
Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2023, Thaçi u kishte dhënë vizitorëve në qendrën e paraburgimit në Hagë informacione konfidenciale për dëshmitarët në gjykimin e tij për krime lufte dhe i kishte udhëzuar se si të ndikonin në dëshmitë e tyre. Prokuroria pretendon se në këtë proces janë përfshirë edhe të akuzuarit e tjerë, të cilët dyshohet se ndihmuan në përcjelljen e udhëzimeve te dëshmitarët.
Gjatë nisjes së gjykimit, në shkurt të vitit 2026, Prokuroria publikoi edhe audio-incizime nga takimet e Thaçit me vizitorët në paraburgim, të cilat, sipas saj, mbështesnin pretendimet për përpjekje për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve. Rasti për pengim të drejtësisë është i ndarë nga gjykimi kryesor ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
Në atë rast, më 16 shtator, Gjykata Speciale i shpalli katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fajtorë për disa akuza për krime lufte, ndërsa i liroi nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Vendimi është i shkallës së parë dhe mbrojtjet kanë paralajmëruar ankesa.
Prokuroria ka kërkuar që, nëse Thaçi shpallet fajtor edhe për pengim të drejtësisë, dënimi prej gjashtë vjetësh burgim në këtë rast të vuhet pas dënimit të shqiptuar në rastin e krimeve të luftës, dhe jo në të njëjtën kohë - pra, që periudhat e burgimit të llogariten njëra pas tjetrës./REL
hashim thaçi uÇk
Aktualitet
12 Tetor 2026, 18:04
E.d
Pamje
ELBASAN- Një grabitje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku disa persona të maskuar si ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:56
E.d
Vangjel Dule dhe Lorena Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli,...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:29
G.M
Kostas Gjolekas gjatë vizitës
KORÇË- Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, përgjegjës për Maqedo...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:32
Elton Qyno
Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cil...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:24
G.M
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nj&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:16
E.d
Pamje
ELBASAN- Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:10
E.d
Pamje
VLORË- Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke k...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:00
E.d
Pamje
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”
Kjo është frika që Ymer Meholli ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 16:47
E.d
Adriatik Llalla
TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie,...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 16:03
G.M
qytetari
ELBASAN- Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në Elbasan. Pronari...