Ministri izraelit, Gideon Sa’ar takon Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, na ka qëndruar pranë në kohë të vështira

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është pritur sot në Tiranë edhe nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit, Sa’ar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke e cilësuar Shqipërinë një mike të vërtetë të Izraelit.

Përmes një reagimi, kryediplomati izraelit shprehu vlerësimin për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit, veçanërisht në periudha të vështira, si dhe për angazhimin kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

Sa’ar e cilësoi Ramën një zë të qartë dhe të guximshëm në arenën ndërkombëtare, duke vlerësuar gjithashtu përkushtimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte kënaqësi e veçantë të takoja sot në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Rama ka drejtuar Shqipërinë për 13 vite radhazi dhe, sipas mendimit tim, është një nga liderët më të spikatur dhe më parimorë në botë sot.

Ai është një zë i qartë dhe i guximshëm në arenën ndërkombëtare. Është gjithashtu një mik i vërtetë i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë edhe në kohë të vështira. E vlerësojmë thellësisht përkushtimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

Biseda jonë ishte e thellë dhe u përqendrua në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona, si dhe në situatën në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.

Faleminderit, Edi, për miqësinë tënde të guximshme dhe për miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?