Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Çfarë parashikon marrëveshja Shqipëri–Izrael?

‘Territorialja cënoi qarqet’/ Teliti: Rama realizoi hartën që donte! Shqiptarët largohen, vendin po e zënë të tjerët

18:40, 12/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me gazetaren Sonila Meço, denoncoi ndryshimet e njëanshme të hartës territoriale, duke vënë në dukje se, ndryshe nga sa kishte deklaruar kryeministri Edi Rama, janë prekur edhe kufijtë e qarqeve.

Teliti solli si shembull kalimin e Rinasit nga Bashkia Krujë, pjesë e Qarkut Durrës, te Bashkia Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret dhe përfitimet konkrete të këtij ndryshimi.

Gjatë debatit, Teliti ngriti gjithashtu alarmin për shpopullimin e vendit, duke paralajmëruar se largimi i shqiptarëve dhe ardhja e punëtorëve të huaj.

Sipas tij, problemi nuk është ardhja e shtetasve të huaj, por fakti që ata vijnë në një vend ku mungesa e fuqisë punëtore po thellohet për shkak të emigrimit të shqiptarëve.

Ai kritikoi qeverinë se, ndërsa ndryshon kufijtë e bashkive, nuk po jep përgjigje për çështjet thelbësore që prekin qytetarët: shërbimet, financat vendore dhe frenimin e shpopullimit.

Diskutimet në studio:

Meço: Atë këshillimin kombëtar të famshëm, Edi Rama që bëri dhe përpara nesh, si mos gaboj, si ka mundësi nuk ju dha të bënte këtë këshillim pikërisht për atë në të cilën pushteti vendor që është më pranë qytetarit të shërbimit...

Teliti: Këtë hartë ai e kishte në mendje, e ka pasur që në vitin 2014. Nuk e realizoi dot në vitin 2014 këtë hartë që është e sotmja, që kemi miratuar ditën e enjte, të enjten e kaluar, pasi atëherë nuk i kishte 84 mandatet e vet. Po i kishte bashkë me aleatët e kohës. Dhe atëherë u detyrua nga aleatët e kohës që të rriste numrin e bashkive duke shkuar në masën, në nivelin 61. Po ëndrra e Edi Ramës ka qenë kjo, madje dhe më poshtë se kaq. Kështu që, thjesht e vuri në vend atë unin e vet, hundën e vet, atë që nuk e realizoi dot 12 vjet më parë, në 2014-ën, po mundohet ta realizojë tani. Problemi nuk është ky, e ëndrrave të tij. Se ëndrra ai mund të ketë shumë. Problemi është, po ne shqiptarët? Me këto kufij të rinj dhe që na i shesin si një ëndërr të re, se këtë na shesin: do kemi bashki më të forta, bashki më të mira... Unë po ju bëj ca, si të themi, ca shembuj konkretë. Ore, do bashkohet Divjaka me Lushnjën. Cila është kjo mrekulli që do bëjë bashkimin e Divjakës me Lushnjën, që do ta bëjë të shkëlqyer menaxhimin e bashkisë së re Lushnje, që përfshin Divjakën brenda? Apo Klosin me Burrelin.

Meço: E the, qëllimi është ndarja elektorale, përfitimi maksimal i pushtetit...

Teliti: Dhe dua të them edhe një mashtrim që nuk është... që e kemi trajtuar shumë fort faktikisht. U zotuan që nuk kanë ndryshuar, që nuk kanë ndryshuar qarqet. Qarqet kanë ndryshuar me thënë të drejtën. Një element shumë i thjeshtë: Rrinasi, përpara ka qenë pjesë e Bashkisë Krujë. Kruja është pjesë e Qarkut Durrës. Është hequr Rrinasi, ish-komuna Rrinas, i është bashkuar Bashkisë Tiranë, Qarkut Tiranë. Pra kanë ndryshuar dhe nivelet e qarqeve. Ndonëse është e parëndësishme në nivel kombëtar, është e rëndësishme për Tiranën, po sidomos për Bashkinë Krujë që i ka ikur Rrinasi sepse ishte një zonë që ka biznese të mëdha, ka të ardhura, ka qarkullim, e kështu me radhë. Po çdo gjë që të jetë në fund të ditës, përsëri jemi në kuadrin e mashtrimeve. As nuk u pyet njeri, as nuk u trajtuan çështjet, problematikat. Bashkë me Ildën dhe këshilltarët e tjerë bashkiakë, dorëzuam kërkesën në datën 25 gusht, pikërisht që të bënin 30 dëgjesa në Tiranë. As denjuan të jepnin përgjigje, jo më t'i zhvillonin ato. Pra jemi në një situatë ku atë ëndrrën që ai e kishte, atë planin që ai e kishte, që përpara se të thirrej dhe komisioni bipartizan dypalësh, u duk qartë ajo punë që filloi këtu e në fillim të vitit...

Meço: Prisni një rezultat tjetër...

Teliti: Ne kemi pasur gjithmonë dyshime, e kemi denoncuar, e kemi ngritur zërin për këtë problematikë, unë kam qenë vetë pjesë e le të themi procesit të reformës, të asaj që quhej reformë, por që në fund fare rezultoi në një ndryshim ligjor. Pasi reformë do të ishte: njëra shtyllë po është harta, një shtyllë tjetër janë financat vendore, një shtyllë tjetër janë kompetencat, një shtyllë tjetër janë funksionet, një shtyllë tjetër është përfaqësimi. Pra janë disa shtylla, janë disa... ato që na interesojnë në fund të fare si qytetarëve.

Meço: Asgjë nuk u shpreh kurrë nga ato, financat dhe të tjera.

Teliti: Po nuk i intereson fare qytetarëve ku është kufiri i Tiranës, i Durrësit apo i Elbasanit, fare nuk u intereson! Kjo i intereson vetëm atyre që duan të marrin në tavolinë rezultatin. Mua më intereson: shërbimin e kam më afër po e kam më larg? Shërbimi më kushton më shumë apo më kushton më pak? Përfaqësimin e kam më të mirë, apo e kam më skandaloz?

Meço: Shpopullimi frenohet apo jo? Se kjo është pjesa...

Teliti: Shpopullimi frenohet, apo vazhdon kjo saga e 1.1 milionë shqiptarëve të larguar, që nesër do shkojë 1.2, 1.3, 1.5 dhe zëvendësojmë shqiptarët me të huaj. Unë s'kam asnjë lloj problemi të vijnë të huajt në Shqipëri, kemi qenë dhe ne ata që të them të drejtën 30 vite kemi shkuar jashtë. Po nuk shkuam në vende që u shpopulluan. Ne shkuam dhe u bëmë pjesë integrale e atyre vendeve, duke dhënë dhe ne kontributin tonë, duke ndërtuar dhe ne jetën tonë. Kurse këtu, të huajt po vijnë në Shqipëri në një vend të shpopulluar ku nuk ke më fuqi punëtore. Dhe mua problematikun këtu e kam. Unë do të doja shumë që të vinin në Shqipëri sa më shumë të huaj, të jepnin kontributin e tyre, po jo duke larguar shqiptarët, se këmbanë e alarmit në fund të fare është kjo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco