
Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin. Të paktën këto janë raportimet paraprake edhe pse nuk ka ende një vendim zytar.
Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Më herët, ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës.
Sadleva Bodo ka punuar më parë në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ky institucion drejtohej nga Fatmir Xhafaj.
Pas largimit nga Ministria e Brendshme në gusht 2021, Bodo kaloi në Byronë Kombëtare të Hetimit, ku ka qëndruar deri tani.