Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në krah të Joni Ketës në BKH, kush është gruaja që pritet të marrë “çelësat” e Burgjeve? Ish-drejtoresha e ministrisë së Fatmir Xhafajt, takim “kokë më kokë” me Ramën

Shkruar nga Newsbomb
Në krah të Joni Ketës në BKH, kush është gruaja
Joni Keta dhe Sadleva Bodo/ Fotomontazh

Sadleva Bodo pritet të pasojë Adriatik Kupin e larguar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare apo të konfirmuar nga Ministria e Drejtësisë, mediet raportojnë se ajo pritet të marrë “çelësat” e këtij institucioni të rëndësishëm të vuajtjes së dënimit në vendin tonë.

Ajo mund të jetë një emër i panjohur për opinionin publik, por jo për fushën e drejtësisë. Bodo është pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, teksa në BKH mban postin e këshilltares së drejtorit të “FBI”-së shqiptare. Ajo ka punuar fillimisht me Aida Hajnën, ndërsa tashmë me Joni Ketën.

Ndërkaq, VNA raporton se ajo para tri ditësh ka pasur një takim me kryeministrin Edi Rama. Nuk dihet se çfarë është folur mes tyre, por mediet e bëjnë fakt emërimin e saj të mërkurën e kësaj jave.

Bodo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme, kur në krye të këtij institucioni ishte Fatmir Xhafaj. Ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese