12 Tetor 2026, 18:51
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Reforma e re Territoriale, e cila u votua në Kuvend dhe parashikon shkrirjen e disa bashkive është vënë në pikëpyetje nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Në raportin monitorues të datës 7 tetor 2026, ngrihen shqetësime për konsultimin e qytetarëve gjatë ndryshimit të kufijve administrativë, përqendrimin e kompetencave në nivelin qendror dhe mungesën e burimeve të mjaftueshme financiare për bashkitë.
Një nga kritikat kryesore lidhet me kohën kur është zhvilluar konsultimi me komunitetet e prekura. Sipas raportit, procesi nisi në një fazë të avancuar të reformës dhe nuk duket se u ka garantuar banorëve pjesëmarrje kuptimplotë në vendimmarrje.
Raportuesit theksojnë se dëgjimi i qytetarëve duhet të ketë ndikim real në vendimmarrje. Sipas tyre, konsultimi duhet të zhvillohet përpara dhe jo në përfundim të procesit të vendimmarrjes, si dhe duhet të jetë efektiv.
Kritikat e Këshillit të Europës shtrihen edhe te kompetencat dhe burimet që u lihen bashkive. Kongresi konstaton se ekziston një prirje drejt centralizimit të kompetencave, ku autoritetet vendore kryejnë kryesisht funksione mbështetëse në ofrimin e shërbimeve publike vendore thelbësore.
Pjesë nga raporti: Procedura e konsultimit për ndryshimet e propozuara të kufijve administrativë vendorë u iniciua në një fazë mjaft të avancuar të procesit të reformës dhe nuk duket se ka garantuar pjesëmarrjen kuptimplotë dhe në kohën e duhur të banorëve të komuniteteve të prekura në procesin e vendimmarrjes, në përputhje me frymën e nenit 5 të Kartës. Raportuesit theksojnë se, që konsultimi të jetë kuptimplotë dhe jo thjesht formal apo simbolik, ai duhet të zhvillohet përpara dhe jo në përfundim të procesit të vendimmarrjes, si dhe duhet të jetë efektiv.
Ekziston një prirje drejt centralizimit të kompetencave, ku autoritetet vendore kryejnë kryesisht funksione mbështetëse në ofrimin e shërbimeve publike vendore thelbësore. Burimet financiare që u alokohen autoriteteve vendore nuk janë në përpjesëtim me përgjegjësitë e tyre, duke i detyruar ato të plotësojnë financimin e pamjaftueshëm me burimet e tyre, të cilat shpesh janë të pamjaftueshme.
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 9 tetor, me 85 vota reformën e re administrativo-territoriale, të propozuar nga Partia Socialiste. Ajo parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46. Reforma sjell riorganizimin e 15 bashkive, të cilat do të bashkohen me njësi të tjera vendore.
Sipas ndarjes së re, Fushë-Arrëzi do t’i bashkohet Pukës, Klosi Matit dhe Rrogozhina Kavajës. Ndërkohë, Dimal dhe Poliçan do të përfshihen në bashkinë e Beratit, Patosi në Fier dhe Divjaka në Lushnjë. Në jug të vendit, Selenica do t’i bashkohet Vlorës, Maliqi Korçës, Këlcyra Përmetit, Memaliaj Tepelenës dhe Libohova Gjirokastrës.
Kjo ka sjellë reagime dhe kundërshtime nga banorët e zonave të prekura, të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me ndryshimet e parashikuara në hartën administrative të vendit. Kundërshtitë janë shoqëruar me protesta, ku qytetarët kanë ngritur shqetësimet e tyre për pasojat që riorganizimi i bashkive mund të ketë në komunitetet ku jetojnë./Dosja.al
reforma e re territoriale edi rama ke
Aktualitet
12 Tetor 2026, 18:40
E.d
GJKKO
TIRANË- Bojkoti i avokatëve mbrojtës për shkak të rregullores që ndalon telefonat celularë në sallat e g...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 18:04
E.d
Pamje
ELBASAN- Një grabitje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Elbasan, ku disa persona të maskuar si ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:56
E.d
Vangjel Dule dhe Lorena Goxhobelli
TIRANË- Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli,...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:29
G.M
Kostas Gjolekas gjatë vizitës
KORÇË- Zëvendësministri i Brendshëm i Greqisë, përgjegjës për Maqedo...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:32
Elton Qyno
Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cil...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:24
G.M
Ndërtesa e Prokurorisë Speciale të Kosovës në Prishtinë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj nj&...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:16
E.d
Pamje
ELBASAN- Banorët e fshatit Fushë-Buall në Elbasan kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para ambienteve ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:10
E.d
Pamje
VLORË- Banorët e Orikumit dhe Dukatit kanë dalë në protestë në zonën e plazhit të Orikumit, duke k...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 17:00
E.d
Pamje
“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”
Kjo është frika që Ymer Meholli ...
Aktualitet
12 Tetor 2026, 16:47
E.d
Adriatik Llalla
TIRANË- Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i dënuar me 2 vite burg për fshehje dhe mosdeklarim pasurie,...