Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur në pantallona

Bota

Pasagjeri kapet në aeroport me 10 zogj të gjallë të fshehur

Një pasagjer nga Kuba u ndalua në aeroportin e Miamit, në SHBA, pasi doganierët vunë re një fryrje të dyshimtë në pjesën e belit.

Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet zbuluan gjashtë tuba plastikë të mbështjellë me shirit ngjitës dhe të qepur brenda pantallonave të tij.

Në to ndodheshin 10 zogj të gjallë: tetë Yellow-faced Grassquits dhe dy Blue Grosbeaks, specie të përfshira në tregtinë e paligjshme të shpendëve, shkruan Daily Star.

Pasagjeri, Alberto Hernandez Castillo, nuk i kishte deklaruar zogjtë në formularin doganor. Ai pretendoi se i kishte marrë për përdorim personal, por më pas zgjodhi të mos fliste më.

ME TE LEXUARAT