12 Tetor 2026, 19:14
Nga DOSJA

TURQI - Hansi Flick kërkon përqendrim maksimal nga Barcelona përpara sfidës me Galatasarayt. Trajneri gjerman vlerësoi cilësinë e skuadrës turke dhe atmosferën që pritet në stadium, duke paralajmëruar se përballja nuk do të jetë aspak e lehtë.
“Duhet të jemi gati për këtë atmosferë, e cila është e pabesueshme, një nga më mbresëlënëset në botë. Galatasaray është përmirësuar shumë dhe ka lojtarë shumë të mirë, veçanërisht në sulm. E rëndësishme është që të gjithë të punojmë së bashku në mbrojtje”, deklaroi Flick.
Tekniku i Barcelonës u shfaq i kënaqur me gjendjen e skuadrës dhe mentalitetin e lojtarëve, por theksoi se rruga deri në fund të sezonit është ende e gjatë. “Është një privilegj të jetosh këtë moment, por në futboll gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt. Duhet t'i qasemi çdo ndeshjeje me të njëjtin mentalitet”, u shpreh ai.
I pyetur për polemikat e fundit të Real Madridit me arbitrat dhe për Vinicius Junior, Flick refuzoi të komentonte, duke nënvizuar se vëmendja e tij është vetëm te kundërshtari i radhës.
“Shpresoj që një ditë ta kuptojnë se unë nuk u përgjigjem pyetjeve për ekipet e tjera. Do të luajmë kundër Galatasarayt dhe duhet ta respektojmë këtë skuadër. Nuk është koha për të folur për të tjerët”, theksoi trajneri, i cili për Vinicius shtoi se mund të pyetet pas disa javësh, përpara El Clásico-s.
Flick foli edhe për Gabriel Jesus, duke konfirmuar se sulmuesi është gati të luajë, por vendimi për aktivizimin e tij do të merret pas seancës së fundit stërvitore. Trajneri vlerësoi gjithashtu urinë për sukses të lojtarëve të tij, përfshirë kampionët e botës në skuadër, duke insistuar se Barcelona duhet të ruajë përkushtimin dhe pasionin në çdo ndeshje.
B.T (Dosja.al)
Sport
12 Tetor 2026, 17:28
SPANJE - Real Madridi e ka intensifikuar përplasjen me arbitrat spanjollë, duke këmbëngulur se vendimet e gjyqtarëve po e dëmtoj...
Sport
12 Tetor 2026, 17:17
TURQI - Duke ngarë një Ferrari, Victor Osimhen mbërriti në qendrën stërvitore të Galatasaray të hënën, i ven...
Sport
12 Tetor 2026, 17:05
SPANJE - VAR-i ka korrigjuar 42 vendime për gola të Real Madridit që fillimisht ishin konsideruar të rregullt nga gjyqtarët në f...
Sport
12 Tetor 2026, 16:34
TIRANE - Lajmi që ka qarkulluar gjithë paraditen, pasditen e sotme është zyrtarizuar nga klubi Partizani, i cili ka lëshuar një ...
Sport
12 Tetor 2026, 16:15
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo rikthehet në qendër të vëmendjes me një deklaratë të fortë për karrierën ...
Sport
12 Tetor 2026, 16:02
ITALI - Midis të tashmes dhe të ardhmes. Paulo Dybala po mendon për Romën sot, por edhe për atë që do të ndodhë n...
Sport
12 Tetor 2026, 15:53
ANGLI - Pronarët e Cityt po ndërtojnë apartamentet në zonën e Ishullit Yas, një ishull i madh artificial pranë Abu Dhabit. ...
Sport
12 Tetor 2026, 15:43
TIRANE - Florin Bratu është pranë largimit nga Partizani pas një fillimi sezoni larg pritshmërive dhe humbjes 1-3 në derbin me T...
Sport
12 Tetor 2026, 14:30
ANGLI - PSG e ka vendosur veten në pozicionin më të mirë të mundshëm. Fitore ndaj Le Mans këtë të shtunë n&e...
Sport
12 Tetor 2026, 14:15
ANGLI - Manchester City triumfoi 3-0 në transfertën ndaj Liverpoolit, por suksesi në Anfield u la në hije nga polemikat që shoqë...