Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga Artur Zoto te Adriatik Kupi, 9 drejtues në 13 vite! Pse nuk qëndrojnë gjatë në “karrigen” e burgjeve?

Shkruar nga Newsbomb
Nga Artur Zoto te Adriatik Kupi, 9 drejtues në 13 vite! Pse nuk
Artur Zoto dhe Adriatik Kupi/ Fotomontazh

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërruar nëntë drejtues që prej vitit 2013, duke shënuar një lëvizje të shpeshtë në krye të një prej institucioneve të rëndësishme të sistemit të drejtësisë. Dorëheqja e Adriatik Kupit, vetëm disa muaj pasi mori detyrën, e rikthen në vëmendje historikun e ndryshimeve në këtë institucion.

I pari në këtë listë është Artur Zoto, i cili mori detyrën më 5 tetor 2013. Pas tij, më 16 korrik 2016, drejtimin e mori Miklovan Kopani. Në maj të vitit 2017, në krye të institucionit u emërua Arjan Hoxha, i cili u pasua nga Arben Çuko në korrik të po atij viti.

Më 3 shtator 2018, detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve e mori Stefan Çipa. Në shkurt 2019, drejtimi i kaloi Agim Ismailit, i cili qëndroi në këtë post deri në dhjetor të vitit 2021, kur u emërua Admir Abrija.

Në mars të vitit 2024, në krye të Burgjeve u vendos Klevis Qose, ndërsa më 1 prill 2026 detyrën e mori Adriatik Kupi. Mandati i tij zgjati vetëm disa muaj, pasi sot u bë e ditur dorëheqja e tij.

Kështu, që prej vitit 2013, në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë kaluar Artur Zoto, Miklovan Kopani, Arjan Hoxha, Arben Çuko, Stefan Çipa, Agim Ismaili, Admir Abrija, Klevis Qose dhe Adriatik Kupi.

Tashmë pritet të shihet se kush do të jetë emri i radhës që do të marrë drejtimin e Burgjeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese