Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqiptari i dehur tenton t’u ikë karabinierëve në Itali, arrestohet pas ndjekjes së rrezikshme

    600 të ftuar në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, Miku i familjes zbulon surprizat dhe çfarë ndodhi

    Komandanti i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nuk duam luftë, por do të përgjigjemi nëse sulmohemi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqiptari i dehur tenton t’u ikë karabinierëve në Itali, arrestohet pas ndjekjes së rrezikshme
    Aktualitet

    Shqiptari i dehur tenton t’u ikë karabinierëve në Itali, arrestohet pas ndjekjes së rrezikshme

    October 12, 2026

    Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë, pasi tentoi t’u largohej karabinierëve me makinë, duke kryer manovra të rrezikshme në disa zona të qytetit. Ai drejtonte automjetin me një përqendrim alkooli prej 2,2 gramësh për litër gjak, ndërsa autoritetet kanë nisur edhe procedurat për të vlerësuar revokimin e lejes së tij të qëndrimit.

    Ngjarja ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe së hënës, rreth orës 04:00. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në timonin e një automjeti tip “Ford Focus” dhe përshkoi lagjet Guizza dhe Voltabarozzo, duke hipur në trotuare dhe duke udhëtuar për rreth një kilometër në sens të kundërt përgjatë Lungargine Ziani.

    Manovrat e tij të rrezikshme i detyruan patrullat e policisë të ndërhynin për të shmangur aksidentet. Ndjekja përfundoi në rrugën Guasti, pas një operacioni të përbashkët të karabinierëve dhe Policisë së Shtetit.

    Kontrolli me alkooltest konfirmoi se 57-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të rëndë dehjeje. Ai u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Gjatë kontrollit, në çantën e tij u gjet edhe një kaçavidë.

    Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët u proceduan nga autoritetet. Një shtetas moldav, 47 vjeç, akuzohet se ka goditur një efektiv policie gjatë kontrollit, ndërsa një shtetas rumun u procedua për dehje të dukshme në një vend publik.

    Ndërkohë, komisari i policisë së Padovës, Marco Odorisio, ka nisur procedurat për të vlerësuar mundësinë e revokimit të lejes së qëndrimit të shqiptarit. Sipas raportimeve, 57-vjeçari ka precedentë të mëparshëm.

    i dehur itali shqiptari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqiptari i dehur tenton t’u ikë karabinierëve në Itali, arrestohet pas ndjekjes së rrezikshme

    October 12, 2026

    600 të ftuar në dasmën e vëllait të Bebe Rexhës, Miku i familjes zbulon surprizat dhe çfarë ndodhi

    October 12, 2026

    Komandanti i NATO-s paralajmëron Rusinë: Nuk duam luftë, por do të përgjigjemi nëse sulmohemi

    October 12, 2026

    VIDEO/ Autobusi rrëshqet dhe përmbyset në mes të rrugës në Turqi, 17 të plagosur

    October 12, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.