Pesë persona të armatosur dhe të maskuar si efektivë policie kanë grabitur një banesë në lagjen “5 Maji”, në Elbasan. Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, autorët kanë arritur të marrin nga banesa katër telefona celularë dhe një shumë parash. Familjarët e Lorenco Zarellarit kanë rrëfyer momentet e frikshme të grabitjes me armë, duke treguar përjetimet e tyre gjatë ngjarjes.