Kryediplomati izraelit vizitë në Shqipëri/ Takohet me Ramën, firmos marrëveshjen ‘sekrete’ të bashkëpunimit me Ferit Hoxhën
“Mik i palëkundur i Izraelit”/ The Times of Israel pasqyron vizitën e Gideon Sa’ar në Tiranë dhe marrë...
“Mik i palëkundur i Izraelit”/ The Times of Israel pasqyron vizitën e Gideon Sa’ar në Tiranë dhe marrë...
"Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik"/ Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e ...
Shakaja që përfundoi në tragjedi/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën në ashensorin e lokalit n&eu...
"Sot mora vesh që veza qenka lëndë piroteknike"/ U përjashtua 60 ditë nga seancat plenare, Balliu: Të na kursenin ...
• Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka ardhur ditën e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare, ku dhe ka zhvilluar disa takime. • Fillimisht ai u takua me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. • Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes. • Ministri Hoxha theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael mbështeten në një histori të veçantë miqësie, respekti dhe solidariteti, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen. • Më tej, Shqipëria dhe Izraeli firmosën marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm që vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura. • Por, ende nuk janë bërë publike hollësi mbi përmbajtjen e dokumenteve që do të nënshkruhen dhe angazhimet konkrete që do të marrë përsipër secila palë. • Mungesa e informacionit lë të paqartë se cilat marrëveshje janë nënshkruar ditën e sotme dhe çfarë përfitimesh pritet të sjellin ato për Shqipërinë. • Më tej, Sa’ar u takua edhe me kryeministrin Edi Rama. • Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit. • Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga liderët më të shquar dhe etikë në botë, ndërsa vlerësoi rolin e tij në arenën ndërkombëtare. • Kryediplomati izraelit tha se Izraeli e vlerëson angazhimin e Ramës për sigurinë e vendit dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e tij ndaj Izraelit dhe angazhimin kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Në një artikull të publikuar nga The Times of Israel, pasqyrohet vizita e kryediplomatit izraelit në Tiranë, i cili u takua me kryeministrin Rama.
Në një reagim në rrjetin social X, Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga udhëheqësit më të shquar dhe të vlerësuar në botë, duke shtuar se ai është një mik i palëkundur i Izraelit. Ai theksoi se Izraeli vlerëson përkushtimin e kryeministrit ndaj sigurisë së vendit dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorit.
Sipas Sa’ar, bisedimet në Tiranë u përqendruan te avancimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe te zhvillimet në Lindjen e Mesme. Artikulli thekson se Shqipëria ka ruajtur marrëdhënie mbështetëse me Izraelin, në një kohë tensionesh në rritje mes këtij vendi dhe disa shteteve europiane për shkak të luftës në Gaza.
Artikulli i plotë: Ministri i Jashtëm Gideon Sa'ar takohet me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, duke e lavdëruar kryeministrin e vjetër si një "mik i palëkundur i Izraelit" ndërsa diskutojnë "avancimin e marrëdhënieve" midis Jerusalemit dhe vendit ballkanik.
Në një postim në X, Sa'ar e quan Ramën "një nga udhëheqësit më të shquar dhe të vlerësuar në botë sot," duke shtuar, "ai është gjithashtu një mik i palëkundur i Izraelit... Ne vlerësojmë shumë përkushtimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorit."
"Kjo ishte një bisedë e thelluar për avancimin e marrëdhënieve mes vendeve tona, si dhe për situatën në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor," thotë Sa'ar.
Më herët gjatë vizitës, Sa'ar dhe Ministri i Jashtëm shqiptar Ferit Hoxha nënshkruan një marrëveshje të zgjeruar bashkëpunimi qeveri-me-qeveri që mbulon "një gamë fushash," sipas zyrës së Sa'ar. Sa'ar gjithashtu vuri në dukje një rritje të turizmit izraelit drejt Shqipërisë, nga 7,000 në 100,000 vizitorë në vit, duke thënë se rritja pasqyron lidhjet e ngushta të vendeve dhe hapësirën për zgjerim të tregtisë dhe investimeve.
Shqipëria ka ruajtur lidhje mbështetëse me Izraelin në mes të tensioneve në rritje me Evropën lidhur me luftën kundër Hamasit në Gaza. Tirana është angazhuar të kontribuojë me trupa në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në zhvillim, e cila synon të sigurojë Rripin sipas planit 20-pikësh të Uashingtonit./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar është takuar ditën e sotme në Tiranë me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit. Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga liderët më të shquar dhe etikë në botë, ndërsa vlerësoi rolin e tij në arenën ndërkombëtare.
Kryediplomati izraelit tha se Izraeli e vlerëson angazhimin e Ramës për sigurinë e vendit dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Ai shkruan se biseda me kryeministrin vendas u përqendrua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe si dhe në zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe në Ballkanin Perëndimor.
“Pata kënaqësinë të takohem sot në Tiranë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama @ediramaal . Rama e ka udhëhequr Shqipërinë për 13 vjet rresht dhe, sipas mendimit tim, është një nga udhëheqësit më të shquar dhe më etikë në botë sot. Rama është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i shquar i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë edhe në kohë sfiduese.
Ne e vlerësojmë shumë angazhimin e tij për sigurinë e Izraelit dhe qëndrimin e tij të vendosur kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Ishte një bisedë e thellë rreth avancimit të marrëdhënieve midis vendeve, si dhe situatës në Lindjen e Mesme dhe Ballkanin Perëndimor. Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të guximshme dhe miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin”, shkruan ai./Dosja.al
I ëas pleased to meet today in Tirana ëith Prime Minister of Albania @ediramaal. Prime Minister Rama has led Albania continuously for 13 years, and in my opinion, is one of the most prominent and valued leaders in the ëorld today. He is a clear and courageous voice on the international stage. He is also a steadfast friend of Israel, ëho has stood by our side in challenging times. ëe greatly appreciate his commitment to Israel's security and his resolute stand against antisemitism and terror. This ëas an in depth conversation about advancing relations betëeen our countries, as ëell as about the situation in the Middle East and the ëestern Balkans. Thank you, Edi, for your true friendship and for Albania's deep friendship ëith Israel! ????????????????
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) October 12, 2026
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ndaj konfliktit Izrael-Palestinë dhe mbështetjen e treguar ndaj komunitetit hebre në Shqipëri. Gjatë vizitës në Tiranë, Sa’ar e cilësoi Ramën si një nga udhëheqësit më të spikatur të kohës, duke vlerësuar vendosmërinë dhe bindjet e tij morale.
Më tej, Sa’ar e përshkroi Shqipërinë si një mike të vërtetë të Izraelit, duke theksuar se vendi nuk do ta harrojë kontributin e shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit.
Në fund, Kryediplomati izraelit falënderoi sërish kryeministrin Rama për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Në lidhje me këtë, ai kujtoi marrëveshjen për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, të nënshkruar vitin e kaluar dhe njoftoi për zgjerimin e partneritetit me një marrëveshje më të gjerë.
Gideon Sa’ar: Dua të shpreh admirimin tim të jashtëzakonshëm për kryeministrin Rama, që është, në këndvështrimin tim, një nga udhëheqësit më të jashtëzakonshëm në botën e sotme. Udhëheqja e tij, bindja dhe busulla e palëkundur morale kanë vlerë përtej Ballkanit, përfshirë edhe rajonin tonë.
Shqipëria është një mike e vërtetë e Izraelit. Me zgjedhjet që do të zhvillohen në Izrael nuk është momenti më i lehtë për të udhëtuar, por ishte e rëndësishme të gjeja kohën për të vizituar Shqipërinë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëri Shqipëria. Shohim sot të njëjtën qasje morale pas masakrës së 7 tetorit.
Faleminderit për punën e pareshtur për ta çuar marrëdhënien tonë përpara. Vitin e kaluar kemi nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për shëndetësinë. Sot do ta zgjerojmë këtë partneritet me një marrëveshje më të gjerë, duke krijuar mundësi për kompanitë tona dhe bashkëpunim më të thellë./Dosja.al
TIRANË- Shqipëria dhe Izraeli kanë firmosur marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm që vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Marrëveshja është nënshkruar nga dy ministrat e punëve të Jashtme, Ferit Hoxha dhe Gideon Sa’ar. Megjithatë, ende nuk janë bërë publike hollësi mbi përmbajtjen e dokumenteve që do të nënshkruhen dhe angazhimet konkrete që do të marrë përsipër secila palë. Mungesa e informacionit Rama lë të paqartë se cilat marrëveshje janë nënshkruar ditën e sotme dhe çfarë përfitimesh pritet të sjellin ato për Shqipërinë.
Ky i fundit është në Tiranë për një vizitë zyrtare dhe veç Hoxhës është pritur në një takim dhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Ndërkohë në orën 13:00 Sa’ar do të takohet me kryeministrin Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti paraditen e sotme në një vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gideon Sa’ar.
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe shkëmbimi i pikëpamjeve mbi sfidat e sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë kontributin e Shqipërisë në kuadër të Bordit të Paqes.
Ministri Hoxha theksoi se marrëdhëniet Shqipëri-Izrael mbështeten në një histori të veçantë miqësie, respekti dhe solidariteti, të cilat përbëjnë një bazë të fortë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në të ardhmen.
Gjatë vizitës, Ministri Hoxha dhe homologu i tij nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve.
Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar dhe vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe kultura.
Në mënyrë të veçantë, bashkëpunimi në fushën e turizmit ka njohur zhvillime shumë pozitive vitet e fundit, duke u shndërruar në një prej sektorëve më dinamikë dhe premtues të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjatë takimit, Ministri Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë së Izraelit, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e përpjekjeve për arritjen e një zgjidhjeje që garanton paqe, stabilitet dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin.
Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për të rikonfirmuar angazhimin e Shqipërisë kundër terrorizmit, ekstremizmit, antisemitizmit dhe çdo forme urrejtjeje. Në këtë kuadër, Ministri Sa’ar vizitoi ekspozitën arkivore që dokumenton traditën e njohur shqiptare të mbrojtjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, një kapitull krenarie në historinë e vendit tonë.
Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e vijimit të dialogut politik dhe të bashkëpunimit në të gjitha nivelet, përmes koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve, në funksion të forcimit të mëtejshëm të partneritetit Shqipëri-Izrael./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ka mbërritur në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës pritet të zhvillojë takime me drejtuesit e lartë të shtetit shqiptar.
Burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu konfirmojnë se në axhendën e ministrit për ditën e sotme janë parashikuar takime me kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të tjerë të lartë të shtetit.
Në fokus të bisedimeve pritet të jetë bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.
Shqipëria dhe Izraeli kanë ruajtur ndër vite marrëdhënie pozitive. Lidhjet mes dy vendeve mbështeten edhe në historinë e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët strehuan dhe ndihmuan hebrenjtë e rrezikuar nga persekutimi nazist./Top Channel