POLITIKË /

Kryediplomati izraelit takon Ramën në Tiranë: Një nga udhëheqësit më të shquar dhe etikë në botë

Kryediplomati izraelit theksoi se vendi i tij e vlerëson angazhimin e kryeministrit shqiptar për sigurinë e Izraelit, si dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

Shkruar nga Versus

Kryediplomati izraelit takon Ramën në Tiranë: Një nga

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është takuar këtë të hënë në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit.

Në një reagim në rrjetet sociale pas takimit, Sa’ar e cilësoi Ramën si “një nga udhëheqësit më të shquar dhe më etikë në botë”, duke vlerësuar gjithashtu rolin e tij në arenën ndërkombëtare.

Kryediplomati izraelit theksoi se vendi i tij e vlerëson angazhimin e kryeministrit shqiptar për sigurinë e Izraelit, si dhe qëndrimin e tij kundër antisemitizmit dhe terrorizmit.

“Rama është një zë i qartë dhe i guximshëm në skenën ndërkombëtare. Ai është gjithashtu një mik i shquar i Izraelit, i cili na ka qëndruar pranë edhe në kohë sfiduese”, shkroi Sa’ar.

Sipas tij, gjatë takimit u zhvillua një bisedë e thelluar mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe mbi situatën në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Në përfundim të reagimit të tij, ministri i Jashtëm izraelit falënderoi Ramën për mbështetjen dhe miqësinë ndaj vendit të tij.

“Faleminderit, Edi, për miqësinë tuaj të guximshme dhe miqësinë e thellë të Shqipërisë me Izraelin”, përfundoi Sa’ar.

Poll