Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
“Mik i palëkundur i Izraelit”/ The Times of Israel pasqyron vizitën e Gideon Sa’ar në Tiranë dhe marrë...
"Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik"/ Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e ...
Shakaja që përfundoi në tragjedi/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën në ashensorin e lokalit n&eu...
Ajo ka theksuar rëndësinë e këtij dialogu për thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në, të pezulluar nga Uashingtoni në shtator të vitit 2025. Ajo ka theksuar rëndësinë e këtij dialogu për thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.
Shtetet e Bashkuara e patën pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën për një periudhë të pacaktuar, pasi kishin përmendur veprimet e Qeverisë së atëhershme ndaj institucioneve serbe në Kosovë dhe kritikat ndaj Gjykatës Kushtetuese. Sipas Uashingtonit, këto veprime rritën tensionet dhe kufizuan mundësinë për bashkëpunim me Kosovën në prioritetet e përbashkëta.
Në korrik të këtij viti, Departamenti amerikan i Shtetit i tha REL-it se rifillimi i dialogut varet nga krijimi i kushteve të nevojshme, përfshirë përmbushjen e zotimeve të Kosovës ndaj serbëve. Në mesin e tyre janë obligimet që dalin nga marrëveshjet e dialogut me Serbinë, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Kosova, në anën tjetër, ka kërkuar që obligimet të jenë të ndërsjella, duke insistuar që Serbia ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë të vitit 2023 dhe ta dorëzojë te autoritetet kosovare Milan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023.
Ndërkaq, gjatë takimit të së hënës, Shiroka Pula ka theksuar edhe se anëtarësimi në NATO mbetet synim parësor i Kosovës dhe se mbështetja amerikane është thelbësore për këtë proces.
“Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar ajo, sipas njoftimit të Presidencës.
Gjatë takimit, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, presidentja i ka ndarë senatores Shaheen Medaljen Presidenciale të Meritave, të parën të ndarë që nga marrja e mandatit si presidente.
Shaheen, senatore demokrate nga New Hampshire dhe anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, po udhëheq një delegacion të Kongresit gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës, ajo ka diskutuar me zyrtarë të rajonit për marrëdhëniet me SHBA-në dhe çështjet e sigurisë e stabilitetit. Kjo është vizita e fundit e Shaheenit në rajon si udhëheqëse e një delegacioni të Kongresit në këtë cilësi, para përfundimit të mandatit të saj në këtë rol.
Para vizitës në Kosovë, Shaheen qëndroi në Bosnje e Hercegovinë dhe Shqipëri. Gjatë vizitës dyditore në Sarajevë, ajo vizitoi Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës dhe u shpall “Qytetare Nderi e Sarajevës”, për mbështetjen shumëvjeçare ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës dhe synimeve të saj euroatlantike.
Ajo u bëri thirrje autoriteteve të vendit të vazhdojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke paralajmëruar për ndikimin rus dhe rreziqet për stabilitetin e rajonit. Në Tiranë, senatorja tha se politika amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të përqendrohet te mundësitë ekonomike, stabiliteti dhe institucionet demokratike.
Gjatë një diskutimi me liderë të rinj, ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të qasjes në tregje, heqjes së barrierave tregtare dhe mbështetjes për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë. Shaheen paralajmëroi gjithashtu se paqëndrueshmëria në një vend të rajonit ndikon edhe te vendet e tjera./REL
Pamje nga takimi TIRANË - Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e ti...
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor akt...
Edi Rama dhe Gideon Sa’ar TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar është takuar ditën e sotme në Tiran...
Foto ilustruse TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ngritjen e Ko...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Brendshëm serb dhe zv.kryeministri, Ivica Daçiç, ka bërë sërish deklarat...
Gentian Gjyli dhe Erald Elezi TIRANË- Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur ...
Albert Malaj TEPELENË- Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj ka shprehur ditën e sotme mirënjohjen dhe falënderimet e ...
Gideon Sa’ar dhe Ferit Hoxha TIRANË- Shqipëria dhe Izraeli kanë firmosur një marrëveshje ditën e sotme në Tiran&eu...
Foto nga takimi TIRANË- Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka vlerësuar kryeministrin Edi Rama për qëndrimet e tij ...
Gideon Sa’ar dhe Ferit Hoxha TIRANË- Shqipëria dhe Izraeli kanë firmosur marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjith...