Celibashi konsultohet me partitë politike për votimin elektronik në 2027, PD kundër zgjerimit
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësues të partive politike, ku në fokus ishte mundësia e zgjerimit të votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Partisë Republikane, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partisë Fryma e Re Demokratike, Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Partisë Agrare Ambientaliste dhe Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Gjatë konsultimit, përfaqësuesit e partive politike paraqitën qëndrimet e tyre lidhur me mundësinë e përdorimit më të gjerë të votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Përfaqësuesi i PD-së u shpreh kundër zgjerimit të kësaj mënyre votimi, duke mos mbështetur shtrirjen e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Ndërkohë, përfaqësuesit e tjerë politikë pjesëmarrës në takim shprehën mbështetje për këtë proces ndërsa rekomanduan që votimi dhe numërimi elektronik të zbatohet në disa bashki ose të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se po vlerëson propozimet e paraqitura nga partitë politike, si dhe aspektet teknike që lidhen me zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik.
Ky vlerësim do t’i paraprijë vendimmarrjes për mënyrën se si do të përdoret teknologjia në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Partizani në krizë, ish-sulmuesi Dosti flet pas shkarkimit të Bratus: Duhet një trajner që e njeh futbollin shqiptar
Zjarri shkatërron tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris
Pas ndeshjeve me Kombëtaren, legjionarët shqiptarë rikthehen me gola dhe asiste në kampionatet europiane
- 19:18 Partizani në krizë, ish-sulmuesi Dosti flet pas shkarkimit të Bratus: Duhet një trajner që e njeh futbollin shqiptar
- 18:59 Zjarri shkatërron tregun më të vjetër të ushqimeve në Paris
- 18:37 Pas ndeshjeve me Kombëtaren, legjionarët shqiptarë rikthehen me gola dhe asiste në kampionatet europiane
- 18:32 Rreth 5 000 persona me simptoma helmimi në veri të Turqisë, dyshimet e para
- 18:28 Aktgjykimi ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë do të shpallet më 17 nëntor
- 18:28 BE bie dakord për krijimin e një misioni të ri civil dhe ushtarak në Liban