Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë, pasi tentoi t’u largohej karabinierëve me makinë, duke kryer manovra të rrezikshme në disa zona të qytetit. Ai drejtonte automjetin me 2,2 gramë alkool për litër gjak, hipi në trotuare dhe përshkoi rreth një kilometër në sens të kundërt.
Ngjarja ndodhi gjatë natës mes së dielës dhe së hënës, rreth orës 04:00. Sipas mediave italiane, shqiptari ishte në timonin e një automjeti tip “Ford Focus” dhe lëvizi nëpër lagjet Guizza dhe Voltabarozzo, duke vijuar më pas përgjatë Lungargine Ziani në drejtim të kundërt me qarkullimin.
Manovrat e tij të rrezikshme detyruan patrullat e policisë të ndërhynin për të shmangur aksidentet. Ndjekja përfundoi në rrugën Guasti, pas ndërhyrjes së përbashkët të karabinierëve dhe Policisë së Shtetit.
Gjatë kontrollit, testi i alkoolit tregoi se 57-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të rëndë dehjeje, me një përqendrim prej 2,2 gramësh alkool për litër gjak. Ai u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik. Ndërkohë, gjatë kontrollit të çantës së tij u gjet edhe një kaçavidë.
Në automjet ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të cilët u proceduan nga autoritetet italiane. Një shtetas moldav, 47 vjeç, akuzohet se ka goditur një efektiv policie gjatë kontrollit, ndërsa një shtetas rumun u procedua për dehje të dukshme në një vend publik.
Ndërkohë, komisari i policisë së Padovës, Marco Odorisio, ka nisur procedurat për të vlerësuar revokimin e lejes së qëndrimit të shqiptarit. Sipas raportimeve të mediave italiane, 57-vjeçari ka precedentë të mëparshëm.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
12 Tetor19:09
“Merrni 3 mijë paund dhe shkoni në Shqipëri”, oferta e pazakontë e autoriteteve britanike për familjen siriane
Një letër e Ministrisë së Brendshme britanike (Home Office), drejtuar shtetasit sirian Fadi Alsakka, ka ngritur pikëpyetje mbi mën...
AKTUALITET
12 Tetor18:31
Drejtori i Burgjeve dha sot dorëheqjen, ja kush do ta zëvendësojë
Sadleva Bodo pritet të marrë detyrën e Adriatik Kupit në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Kupi...
AKTUALITET
12 Tetor18:20
“Na shpëtuan vazot e luleve”/ Shqiptari i dehur futet me makinë në restorant dhe shkakton panik
Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi në orët e para të mëngjesit të së dielës, du...
AKTUALITET
12 Tetor17:41
Po flimonte veten teksa lëvizte me shpejtësi në Tiranë, i riu humb kontrollin dhe përplaset me autobusin
Një episod i rrezikshëm është regjistruar në mes të Tiranës, ku një i ri, teksa lëvizte me shpejtësi dhe filmo...
AKTUALITET
12 Tetor17:25
Pretendon se ka kaluar afati ligjor, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla kërkon shuarjen e dënimit
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka kërkuar parashkrimin e dënimit të dhënë ndaj tij, me pretendimin se ka kalu...
AKTUALITET
12 Tetor17:01
Ktheu Kapshticën në 'autostradë' për të trafikuar drogë, 7.4 vite burg zv/drejtorit të kufirit, Stiljan Pasho
Është dënuar me 7.4 vite burgim ish-zv/drejtori i Kufirit në qarkun e Korçës, Stiljan Pasho, ndaj të cilit Prokuroria e Kor...
AKTUALITET
12 Tetor16:11
Dosja Balluku/ Erald Elezi dhe Gentian Gjyli dalin nga SPAK pas rreth dy orësh
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH, Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posa&...
AKTUALITET
12 Tetor15:46
‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’/ Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!
Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas grabitjes së ndodhur në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne. Qyteta...
AKTUALITET
12 Tetor14:50
Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë
Një grabitje nën kërcënimin e armës së zjarrit është regjistruar në orët e para të mëngjesit n&eum...
AKTUALITET
12 Tetor14:26
Vijon krimi: 25.5 mijë euro/ditë për ‘Tigrat e Vlorës’, edhe pse nuk prodhojnë energji
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 25.5 mijë euro në ditë për dy vitet e ardhshme, për të mirëmbajtur d...