Gazetari ironizon qeverinë: S’ka nevojë për “Pasqyrën e Çmimeve”, shikoni pagat
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas prezantimit të bërë...
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas prezantimit të bërë...

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar pas prezantimit të bërë sot nga kryeministri Edi Rama të platformës online “Pasqyra e Çmimeve”.
Përmes një shkrimi në rrjetet e tij sociale, Dervishi shprehet me ironi se me koston e disa produkteve në vend, del më lirë të blesh një biletë avioni për në Londër, të bësh pazarin dhe të kthehesh, sesa të bësh blerjen në Shqipëri, ndërsa ndalet edhe te masat e ndërmarra në vendet e rajonit
Ironia e Dervishit shkon edhe më tej teksa shprehet se ndoshta ka ardhur koha t’i bëjmë qeverisë dhuratë një pasqyrë, jo për të parë çmimet, por për të parë veten, sepse shqiptarët i dinë çmimet përmendësh edhe po t’i zgjosh nga gjumi.
postimi i plotë:
Pasqyra e vërtetë e çmimeve!
Pas Pasqyre Albania, sot qeveria prezantoi me solemnitet një tjetër arritje historike: Pasqyrën e Çmimeve!
Tani kushdo do të ketë mundësi të shohë se sa shtrenjtë po ble pa shkuar në treg/supermarket.
Por ka një problem që qeveria nuk e ka parashikuar: shqiptarët dinë të përdorin google dhe google, për fat të keq, nuk është ende pjesë e platformës Pasqyra Albania.
Ja një shembull: një kuti qumështi për bebe, Kendamil Comfort, 800 gramë, në një supermarket britanik kushton 15.48 paund (afër 1 600 lekë) Në një dyqan ketu shfaqet me çmim 3,906 lekë, madje me 7% ulje!
Me këtë çmim, del më lirë të blesh një biletë avioni për në Londër, të bësh pazarin dhe të kthehesh.
Ndërkohë, çfarë bëjnë vendet e tjera?
Greqia vendos kufizime mbi marzhet e fitimit, kontrollon abuzimet, ndërmerr nisma për ulje reale të çmimeve dhe ofron krahasime me tregjet europiane. Ndërsa ne krijojme një platformë për të treguar sa kushtojnë produktet.
Greqia ka platformë me rreth 10 mijë produkte dhe përditësim ditor, ne e nisëm sot me 238 artikuj dhe përditësim javor.
Në Greqi marrin masa për të ulur çmimet, ne tregohemi më të rreptë: "i fotografojme çmimet"
Problemi nuk është se shqiptarët nuk i dinë çmimet, i dinë shumë mirë, por nuk i përballojnë dot. Nuk na mungon pasqyra, por fuqia blerëse.
Nëse qeveria dëshiron vërtet një pasqyrë të çmimeve, nuk ka nevojë të shpikë një tjetër platformë. Mjafton të hapë Google, të krahasojë të njëjtin produkt në Tiranë, Londër, Athinë apo Berlin dhe pastaj po të ketë kurajo le të krahasojë edhe pagat.
Ndoshta ka ardhur koha t’i bëjmë qeverisë dhuratë një pasqyrë, jo për të parë çmimet, por për të parë veten, sepse shqiptarët i dinë çmimet përmendësh edhe po t’i zgjosh nga gjumi./CNA
Këtë të hënë u mësua emri i ri që do të drejtojë Drejtorin...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyri këtë të hënë në dit...
Sadleva Bodo do të jetë drejtuesja e re e Drejtorisë së Pë...
Gjykata e Korçës ka dënuar ish-zëvendësdrejtorin e Kufirit...
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i është dre...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kaluar tre ditë ...
Ish-krerët e KESH-it dhe ARRSH-së, Erald Elezi dhe Gentian...
Policia Rrugore ka kryer kontrolle për respektimin e rre...
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i cili ndodhe...
Policia ka marrë në pyetje 23 persona në lidhje me atentat...
Pas 3 orësh e 20 minutash, ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirl...
Ka përfunduar seanca gjyqësore për tre personat e arrestua...
Seanca e sotme që planfikohej të mbahej për dosjen “Partiz...
Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës "Pas...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i quajti një rekord të zi të d...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar të dhënat e Euros...
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga Kuvend...
Sot, Adriatik Kupi ka deklaruar dorëheqjen e tij si drej...
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqi...
Njeriu i kryebashkiakut Erion Veliaj në Drejtorinë e Burgj...
Lumi Lana është në prag të një katastrofe, është një bombë...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në Auditimin Tematik të Përput...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ndjekje që zgjati afërsisht gjashtë kilometra nëpër rr...
Një e moshuar është gjetur e pajetë në Devoll. Sipas të d...
Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan në...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Pogragjë t...
CNA sjell një profil të veçantë të prefektes së Qarkut Kor...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot relativ...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosf...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin m...
Dy shtetas turq janë arrestuar në Gjermani në lidhje me nj...
Dikur ishte një nga temat kryesore që përcaktonte fituesit...
Ekonomistët amerikanë Robert Hall dhe Michael Woodford u v...
Në mesnatën e 26 shkurtit 1960, në një orë kur qytetet zak...
Nga plot gëzime në jetë veçoj si kulm emërimin tim në Tira...
Osho dhe arti i të qenit. Të kesh është një mënyrë për të ...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Qeveria ka rishikuar variantin e projektligjit “Për strehi...
Kreditë e ristrukturuara nga bankat u rritën në gjysmën e ...
Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur për 7,8% në shtato...
Qiratë vazhdojnë të rriten në të gjithë Evropën, dhe disa ...