Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Burgjet pa “kokë”, OSBE zbret për inspektim në Shkodër

Shkruar nga Newsbomb
Burgjet pa “kokë”, OSBE zbret për inspektim në
Çast nga inspektimi

Dorëheqja e Adriatik Kupit ka lënë vakant postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, por aktiviteti në institucionet e vuajtjes së dënimit vijon normalisht.

Në këtë situatë, një vizitë monitoruese është zhvilluar sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Shkodër, ku kanë qenë të pranishëm deputetë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, përfaqësues të Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në fokus të vizitës ishte respektimi i standardeve ligjore, kushtet në të cilat mbahen personat e privuar nga liria dhe masat për garantimin e të drejtave të tyre. Pjesëmarrësit vizituan edhe ambientet e brendshme të institucionit, për t'u njohur nga afër me kushtet dhe organizimin e shërbimeve.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, e cila vlerësoi bashkëpunimin me institucionet parlamentare, organet e pavarura dhe partnerët ndërkombëtarë si një kontribut për përmirësimin e sistemit penitenciar.

“Në kuadër të vlerësimit të kushteve dhe respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria, në IEVP Shkodër u zhvillua një vizitë monitoruese nga deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua mbi mbarëvajtjen e punës, zbatimin e standardeve ligjore dhe masat për garantimin e të drejtave të personave të privuar nga liria.

Vizita vijoi në ambientet e brendshme të institucionit, duke u mundësuar pjesëmarrësve të njiheshin nga afër me kushtet dhe organizimin e shërbimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve  vlerëson bashkëpunimin me institucionet parlamentare, organet e pavarura dhe partnerët kombëtarë e ndërkombëtarë si një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e sistemit penitenciar”, shkruhej në njoftim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese