Dita e 135-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
135 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje: Dorëheqje! 12 Tetor, 19:09 ...
“Mik i palëkundur i Izraelit”/ The Times of Israel pasqyron vizitën e Gideon Sa’ar në Tiranë dhe marrë...
"Nuk pranojmë asnjë bashki me numërim elektronik"/ Berisha: Ky numërim është manipuluar edhe me ndërhyrjen e ...
Shakaja që përfundoi në tragjedi/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën në ashensorin e lokalit n&eu...
Përmes këtyre kontributeve, miliarderi synon të ndihmojë Partinë Republikane të ruajë shumicën në Kongres, megjithëse demokratët kanë përmirësuar pozitat e tyre në garën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
SHBA- Elon Musk ka investuar rreth 366 milionë dollarë në fushatat politike për zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, që do të mbahen në vitin 2026. Përmes këtyre kontributeve, miliarderi synon të ndihmojë Partinë Republikane të ruajë shumicën në Kongres, megjithëse demokratët kanë përmirësuar pozitat e tyre në garën për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, nga shuma e përgjithshme, të paktën 276 milionë dollarë janë dhuruar që nga muaji korrik për organizata republikane dhe komitete politike. Prej tyre, 158 milionë dollarë kanë shkuar për Fondin e Lidershipit të Senatit, ndërsa 20 milionë dollarë për Fondin e Lidershipit të Kongresit, të dyja struktura që mbështesin kandidatët republikanë.
Një tjetër shumë prej 76 milionë dollarësh është derdhur në America PAC, komitetin politik të Musk, i cili mbështet kandidatët republikanë në shtatë shtete ku gara pritet të jetë e ngushtë, si dhe në më shumë se 30 përballje për Dhomën e Përfaqësuesve. Miliarderi ka kontribuar gjithashtu me 10 milionë dollarë për Lone Star Liberty PAC, që mbështet kandidaturën e republikanit Ken Paxton për Senatin në Teksas, 10 milionë dollarë për Shoqatën e Guvernatorëve Republikanë dhe 2 milionë dollarë për Shoqatën e Prokurorëve të Përgjithshëm Republikanë.
Për Musk, rezultati i zgjedhjeve ka rëndësi edhe për interesat e tij të biznesit. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë kërkuar hetime mbi kontratat qeveritare me kompaninë e tij hapësinore SpaceX, si dhe mbi aktivitetin e tij të mëparshëm në krye të Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), gjatë administratës së Donald Trump. Musk ka dhuruar gjithashtu para për grupe politike që nuk janë të detyruara të bëjnë publike identitetin e donatorëve të tyre./Dosja.al
George Gibney IRLANDË- Ish-trajneri i ekipit olimpik të notit të Irlandës George Gibney, është dënuar në Dublin me ...
Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk Blogeri rus dhe themeluesi i kanalit Rybar në Telegram, Mikhail Zvinchuk...
EVROPË- Bashkimi Evropian pritet të hapë të martën kapituj të rinj negociatash me Ukrainën dhe Moldavinë, duke shë...
Pamje BRUKSEL- 10 të mitur janë arrestuar në Bruksel, pas përplasjeve të reja me policinë pranë stacionit hekurudhor Mid...
Pamje UKRAINA- Sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës janë më shumë se dyfishuar gjatë këtij...
pamje SPANJË- Një zjarr në një tren të shpejtësisë së lartë AVE shkaktoi alarm në provincën e Zarago...
Andy Burnham ANGLI- Kryeministri britanik Andy Burnham ka bërë thirrje për një dialog serioz mbi mundësitë e ndryshimit t&eum...
Barbel Bas GJERMANI- Dorëheqja e njoftuar nga ministrja gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale, Barbel Bas, ka shkaktuar tensione t&e...
Foto ilustruese SHBA- Marrëveshja e re mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin për furnizimin me naftë ruse...
ushtarë RUSI- Ushtria ruse ka pësuar më shumë se 50 mijë humbje në radhët e saj gjatë muajit shtator, mes ushtar&eu...